Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Berisha pas protestës: Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje! Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë

TV NewsBy TV News24 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme ka komentuar protestën e zhvilluar të dielën, 22 mars nga opozita.

Berisha tha kjo lëvizje qytetare është një mesazh i qartë për qeverinë.

“Çdo përpjekje për të shtypur zërin e popullit do të jetë e dështuar. Shqiptarët dje treguan se janë të vendosur, të bashkuar dhe të pamposhtur,” deklaroi ai.

Kreu i PD theksoi gjithashtu se opozita do të vijojë mobilizimin e saj në të gjithë territorin, duke u angazhuar në aktivitete paqësore dhe duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të politikave të qeverisë.

Berisha: Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nderuan në mënyrën më madhështore, më solemne, më dinjitoze 22 marsin, ditën e parë të demokracisë me demonstratën e tyre të fuqishme në kushtet e një narkodiktature, autokracie elektorale apo diktaturë autoritare, shqiptarët treguan dje se janë të pamposhtur nga kjo narkodiktaturë. Mendoj se me protestën e tyre përfaqësuan revoltën, zemërimin e një kombi të tërë.

Kurrë ndonjëherë më e fuqishme kryengritja paqësore e shqiptarëve se sa dje nuk ka qenë në rrugët e Tiranës. Mesazhi është i qartë, në Shqipëri në kushtet e autokracisë të sundimit të Edi Ramës, nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet. Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje.

Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë gjer në largimin përfundimtar të kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën. Ndaj dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që mbushën dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe protestuan në mënyrë dinjitoze. Shprehën zemërimin e tyre ndaj këtij regjimi./vizionplus.tv 

Lexuar: 182

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.