Ka nisur grumbullimi i qytetarëve para Kryeministrisë për t’ju bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike në protestë.
Para Kryeministrisë janë rreshtuar forcat e policisë, ndërsa qytetarët vijojnë të grumbullohen.
Lexo edhe :
Ajo që dihet deri tani është se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime dhe organizatorët nuk kanë vendosur podium para Kryeministrisë.
Protesta mbahet në një datë të rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi më 22 mars të vitit 1992 shqiptarët për herë të parë votuan një parti opozitare për t’i qeverisur.
Përgjatë muajve të fundit, opozita ka zhvilluar 5 protesta kombëtare para godinës së Kryeministrisë dhe 1 para Parlamentit.
/vizionplus.tv


