Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shumica e opozita të ndara në Berlin, takime në Bundestag për integrimin, PD ankohet për pengimin e drejtësisë

TV NewsBy TV News20 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste e Partisë Demokratike kanë zbarkuar në Berlin për të zhvilluar takime me figura të rëndësishme të Bundestagut dhe qeverisë gjermane.

Delegacioni i drejtuar nga kryetari i Parlamentit Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me  Presidenten e Bundestagut Julia Klöckner. Në këtë takim u diskutua procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe mbështetja e Gjermanisë për vendin tonë në rrugën e integrimit.  Sfidat që Shqipëria ka në rrugën për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian u diskutuan edhe gjatë takimit me kryetarin e Komitetit për  Çështjet Evropiane Anton Hofreiter.  Pjesë e delegacionit të parlamentit janë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, Iris Luarasi, Erion Malaj. Në këtë vizitë kryeparlamentari Niko Peleshi zgjodhi të mos marrë përfaqësues nga Partia Demokratike, duke marrë si përfaqësues të opozitës Edmond Haxhinasto dhe Redi Muçi.

Ndërkaq një delegacion i PD i përbërë nga Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e Klevis Balliu ndodhen në Berlin prej së martës dhe kanë zhvilluar disa takime në Bundestag e takime me qeverinë gjermane. Përfaqësuesit e PD zhvilluan një takim me ministrin e Shtetit për Evropën Gunther Krichbaum me të cilin biseduan për procesin e integrimit duke i paraqitur shqetësimet e opozitës në lidhje me luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar përfshi edhe atë që PD e cilëson pengim të drejtësisë në rastin e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Sipas PD korrupsioni dhe mungesa e barazisë para ligjit mbeten pengesa kryesore në procesin e integrimit. Gjatë qëndrimit në Berlin deputetët demokratë kanë zhvilluar edhe takime me Komitetin e Çështjeve Evropiane dhe Komitetin për të Drejtat e Njeriut, raporterin për Shqipërinë Peter Beyer. Dy delegacionet zhvilluan takime të ndara e u bashkuan vetëm në takimin me Komitetin për të Drejtat e Njeriut.

Gjermania është një prej vendeve që ka mbështëtur integrimin e Shqipërisë në BE dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë ka një rëndësi të veçantë në këtë moment kur vendi ka hapur negociatat për anëtarësim./vizionplus.tv

Lexuar: 206

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.