Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hoxha telefonatë me Ministrin Konjufca: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën!

TV NewsBy TV News20 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Hoxha ka shkruar se gjatë bisedës u ra dakord mbi nevojën për riaktivizimin e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe për avancimin e projekteve madhore me interes kombëtar, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, infrastruktura, arsimi, kultura, siguria dhe diplomacia.

Hoxha shkroi më tej se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Kosovën.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Pata sot një bisedë shumë të ngrohtë dhe miqësore me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Rikonfirmuam marrëdhënien tonë vëllazërore, lidhjen e veçantë e të patjetërsueshme mes dy vendeve tona, dhe ritheksova se #Kosova mbetet një prioritet i përhershëm dhe i padiskutueshëm i politikës sonë të jashtme. Ndamë angazhim për thellimin e mëtejshëm të #partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Vlerësova zhvillimet e fundit, përfshirë heqjen e masave kufizuese nga Bashkimi Evropian si një hap të rëndësishëm që krijon një moment të ri dhe shumë premtues në marrëdhëniet Kosovë–BE, me bindjen se ky zhvillim do të pasohet nga hapa të tjerë pozitivë në rrugën evropiane të Kosovës, përfshirë marrjen e statusit të vendit kandidat.

U dakorduam mbi nevojën për riaktivizimin e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe për avancimin e projekteve madhore me interes kombëtar, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, infrastruktura, arsimi, kultura, siguria dhe diplomacia.

E sigurova z. Konjufca për mbështetjen tonë të palëkundur në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si për sa i përket zgjerimit të gjeografisë së njohjes, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, ashtu edhe për përparimin e proceseve të saj integruese evropiane dhe euroatlantike.

#Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Kosovën, sot dhe gjithmonë. Në këtë frymë, rikonfirmova gatishmërinë time dhe të Ministrisë për një bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë në funksion të avancimit të objektivave të përbashkëta.

Shqipëria dhe Kosova do të vijojnë të qëndrojnë krah për krah, me një vizion të përbashkët për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të së ardhmes evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

Lexuar: 171

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.