Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, theksoi se rënia e qeverisë Rama është çështje javësh.
Ai tha se po fryn një tjetër erë në Shqipëri dhe se ndërkombëtarët nuk e pranojnë dot vendosjen e një diktature në vendin tonë.
Pjesë nga biseda:
Lisandër Hoxha: Zgjedhjet në këtë vend do të vijnë me suport ndërkombëtar nga BE dhe SHBA.
Borakaj: Pse ndërkombëtarët do t’ju zgjidhnin ju?
Lisandër Hoxha: Le të ndodhë çdo gjë, mjafton të ketë zgjedhje normale. Po flasim për të futur shtetin në shinat e kushtetutshmërisë. Të bëjmë një palë zgjedhje normale. Çdo lloj retorike, si majtas si djathtas, që nuk shkon drejt kësaj rruge, nuk shkon drejt zgjidhjes. Unë mendoj se partnerët duan që Shqipëria të mos rrëshqasë drejt diktaturës, sidomos në situatën ku ndodhet bota. Jemi duke përjetuar javët e fundit të Rilindjes. Do të ketë padi të tjera penale. Do të ketë rotacion pushteti me votë. Nuk do të ketë më zgjedhje me grupe kriminale; kush nuk e pranon, do të “mbytet” te varka e Rilindjes.
Borakaj: Jemi në të njëjtën retorikë si para 11 majit?
Lisandër Hoxha: Jo. Sot kushtet janë që do të ketë ndërhyrje edhe nga BE, edhe nga SHBA. Po ndodh sot në Rumani, ku ka arrestime. Në Shqipëri janë prekur të gjithë, përveç Ramës. Shqipëria është e mbytur në korrupsion; po vuajnë çdo ditë qytetarët. Rama do të shkojë atje ku e ka vendin.

