Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur, siç u shpreh, sa më shumë konsumatorët.
Në fjalën e tij kryeministri tha se rritja e çmimit të naftës në bursë është rritur ndjeshëm, teksa shtoi se në Shqipëri kjo rritje ka qenë më e moderuar.
Kryeministri theksoi se qeveria është në punë për të finalizuar një nisëm për të futur në treg si distributor shumice një faktor shtetëror.
“Është konstatuar një rritje e çmimit gjë që shkakton presion të madh në zinxhirin e furnizimit.
Në shqipëri ka pasur rritje më të moderuar. Sfida është e hapur. Nuk di të thotë askuish kur do të mbyllet ajo betejë që mban lidhur pas vetes edhe çmimin e naftës. Nuk di të thotë askush si do të shkojhë çmimi në bursë. Është e sigurtë që ne duhet të bëjmë atë që ne na takon, duke filluar nga rezerva. Sipas informacioneve të marra, konsiderohet që jukeni një rezervë e cila fizikisht është aty për 30 ditë, ndërkohë që në kontratat tuaja figuron për 100 ditë. Por mbetet për tu monitorur ditë pas dite. Ne e kemi në konsultim publik ligjin për rezervën shtetërore. Ne jemi në punë për të finalizuar një nisëm për të futur në treg si distributor shumice një faktor shtetëror. Kjo do e bëj më të lehtë të gjithë punën, apsi do garantojë sasinë e nevojshme dhe do lehtësojë marrëdhëniet me të tretët”, tha Rama./vizionplus.tv

