Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“PS dhe PD, pa zgjedhje reale brenda partisë”, Salianji: Forcat politike nuk respektojnë rregullat!

TV NewsBy TV News18 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me intelektualë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te situata politike dhe funksionimi i demokracisë në vend.

Salianji theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave nga partitë politike, duke paralajmëruar se mungesa e tyre cenon vetë demokracinë.

“Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve, por dekurajim për të mos marrë pjesë në procese. Duket sikur debati real mbi ekonominë ose administratën publike nuk ekziston. Duket sikur zërat që reagojnë janë të çuditshëm, kur duhet të ishte e kundërta”, u shpreh ai.

Salianji ngriti shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve reale si brenda partive politike, ashtu edhe për qytetarët në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.

“Mungesë zgjedhjesh reale si në PS, si në PD, mungesë zgjedhjesh reale të qytetarëve të përfaqësuesve të tyre, pasi kemi një sistem ku zgjedhin më shumë krerët e partive”, tha ai.

Në vijim, ai u ndal edhe te roli i SPAK, duke theksuar se ky institucion ka hapur rrugën për një pjesëmarrje të re politike përmes goditjes së korrupsionit në nivele të larta.

“SPAK hapi rrugën për një pjesëmarrje të re politike duke goditur rëndë korrupsionin, që po sjell një ndryshim gradual. Por është në një sulm të vazhdueshëm nga të gjitha palët politike. Duhet t’i jepet ajo që i takon, pasi po u reziston presioneve,” përfundoi Salianji.

Lexuar: 147

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.