Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 30 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Parlamenti shqiptar shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, Kuko: Siguria kombëtare mbi çdo politikë!

TV NewsBy TV News18 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Parlamenti shqiptar shpalli sot Iranin shtet që sponsorizon terrorizmin. Me 79 vota pro dhe votën abstenim të Redi Mucit nga Lëvizja Bashkë, Kuvendi miratoi rezolutën që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Në rezolutë i bëhet thirrje qeverisë të shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste, si dhe të shpallë gjithashtu Hezbollah si një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit.

Deputetja e PS, Romina Kuko, deklaroi se influenca iraniane ka qenë prezente në vend dhe paraqet kërcënim ndaj stabilitetit, sidomos për shkak të pranisë së opozitës iraniane, muxhahedinëve, të cilët janë të mbrojtur në Shqipëri.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus me moderatorin Aleksandër Furxhi, Kuko theksoi se Shqipëria ka pësuar një sulm të madh kibernetik në vitin 2022, i cili dëmtoi infrastrukturën kritike teknologjike dhe bazat e të dhënave, duke e konsideruar një akt agresioni, dhe se vendi ka ndjekur qasjen euroatlantike duke u koordinuar me partnerët e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Ajo shtoi se qëndrimi i Shqipërisë pasqyron një vendim politik të matur, duke u mbështetur mbi sigurinë kombëtare dhe jo mbi retorikën populiste të disa aktorëve politikë.

Kuko iu përgjigj edhe kritikëve opozitarë që e quajtën dënimin e Iranit një qëndrim hipokrit, duke theksuar se siguria kombëtare duhet të jetë mbi çdo interes politik dhe duke shprehur dëshirën që të gjithë aktorët politikë të mbështesin njëzëri këtë rezolutë, në një moment kritik për sigurinë globale.

INTERVISTA E PLOTË:

Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin që nga viti 2022. Çfarë e bëri të nevojshme këtë rezolutë aktualisht?

Romina Kuko: Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se influencat e Republikës Islamike të Iranit kanë qenë të pranishme edhe përpara samitit kibernetik. Kemi pasur disa çështje në territorin shqiptar nga faktorë iranianë që kanë synuar destabilizimin e vendit, pasi Shqipëria mikpret dhe mbron opozitën iraniane (muxhahedinët). Edhe pse kemi legjislacion kundër terrorizmit, në këtë moment ku ndodhet bota, ne duhet të mbajmë një qëndrim politik krahas partnerëve tanë, duke u sjellë si një vend i NATO-s dhe si një vend perëndimor.

Irani është shpallur shtet që financon terrorizmin vetëm nga SHBA-ja, ndërsa vendet e BE-së kanë cilësuar si organizatë terroriste Gardën Revolucionare. Si shpjegohet për Shqipërinë?

Romina Kuko: Shqipëria ka pësuar një sulm të madh kibernetik në vitin 2022, i cili dëmtoi infrastrukturën kritike teknologjike dhe bazat e të dhënave, kjo mund të konsiderohet si një shpallje lufte. Ne kemi ndjekur tërësisht qasjen euroatlantike, duke shpallur edhe Gardën Revolucionare si organizatë terroriste dhe organizatat “proxy” si ndihmëse të terrorizmit.

Ka pasur pak zëra kritikë nga opozita, duke e quajtur qëndrim hipokrit dënimin e Iranit ndërkohë që “ulesh në gjunjë para Netanyahut”. Një koment për këtë?

Romina Kuko: Nuk kam asnjë koment për këto qëndrime populiste. Siguria kombëtare duhet të prevalojë mbi çdo gjë tjetër që përdoret për politikë. Do të dëshiroja që të gjithë aktorët politikë të ishin bashkë në votimin e kësaj rezolute, pasi bota ndodhet në një moment kritik.

/vizionplus.tv

Lexuar: 142

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.