Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 30 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Irani financues i terrorizmit, Aliaj: Po vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve në Gaza çfarë quhet?

TV NewsBy TV News18 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Eksperti ndërkombëtar Ilir Aliaj e ka cilësuar si qasje me dy standarde vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë, i cili me 79 vota pro shpalli Iranin financues të terrorizmit.

I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, Aliaj tha se fillimisht duhet rënë dakord se çfarë nënkuptojmë me terrorizëm, ndërsa solli në kujtesë masakrat izraelite ndaj fëmijëve, grave dhe të moshuarve në Gaza.

“Çfarë do të thotë fjala terrorizëm? E kanë votuar zotërinjtë dhe zonjat atje, dakord. Unë jam i ndërgjegjshëm që nuk duhet të ndërhyjmë në vendimmarrjen e deputetëve. Terrorizëm është kur unë them terrorizëm dhe, kur nuk dua unë, nuk është? Kjo është pikëpyetja e madhe. A ishte terrorizëm në qershorin e vitit 2025 vrasja e disa qytetarëve iranianë pas sulmeve izraelite? A ishte terrorizëm apo jo? A ishte terrorizëm vrasja e fëmijëve në Gaza?

Nëse ne biem dakord për këto gjëra, atëherë mund të flasim për këtë që ka bërë sot Kuvendi i Shqipërisë. Askush nuk ka thënë asgjë, përveç Izraelit, me një kryeministër që është i kërkuar nga Gjykata e Hagës, që ka thënë: ‘Bravo Shqipëria’. Duhet të biem dakord të dimë se çfarë do të thotë terrorizëm.

Vjet, në qershor, janë vrarë disa njerëz në Iran, pasi shteti iranian ishte në negociata direkte me SHBA. Izraeli ndërhyn në mes të negociatave, sulmon Iranin dhe vriten disa njerëz. Është tjetër histori nëse ata janë të mirë apo të këqij. Nëse i hyjmë historisë, askush nuk e thotë sot atë që ka ndodhur në Sabra dhe Shatila në vitin 1982, ku janë vrarë fëmijë dhe pleq; kanë hyrë forcat izraelite dhe i kanë prerë në fyt. Kur filloi gjyqi për terrorizëm ndaj Ariel Sharon, papritur ai ra në koma”, tha Aliaj.

Lexuar: 120

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.