Eksperti ndërkombëtar Marlind Laçi e ka cilësuar donkishotizëm dhe veprim të nxituar rezolutën e Shqipërisë, e cila e shpalli Iranin si sponsor të terrorizmit.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Laçi tha se sot ne jemi zyrtarisht në konflikt me Iranin dhe këtë herë rrezikojmë seriozisht.
Pjesë nga biseda:
Laçi: Lëvizje e nxituar. Jemi po aq të ekstremizuar sa në diktaturë. Duhej të prisnim reagimin e BE-së. Rama po bën të pamundurën t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon ndihmën e lobit sionist për t’ia dalë përballë aferave. Krahas Gardës Revolucionare, që është shpallur si organizatë terroriste, duhet shpallur edhe AKSHI, që ka vjedhur miliona.
Borakaj: Rrezikojmë tashmë?
Laçi: Po, pasi pa asnjë arsye të qartë i kemi shpallur “luftë” Iranit. Shpallja si vend sponsor i terrorizmit e Iranit vjen si pasojë e atyre vizitave që Rama pati në Izrael dhe thuri lavde për një kriminel lufte. Shqipëria, krahas kësaj rezolute, duhet të njihte dhe krimet në Gaza. Nuk kemi një rezolutë për krimet në Kosovë, për krimet ndaj çamëve.

