Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 30 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Laçi: Irani pengesa e fundit e Izraelit, pas tij e ka radhën Turqia

TV NewsBy TV News17 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Eksperti ndërkombëtar Marlind Laçi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, analizoi situatën në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se Irani është mburoja e parafundit për krijimin e “Izraelit të Madh”. Sipas tij, nëse bie Irani, do të kemi një përballje finale mes Izraelit dhe Turqisë.

Pjesë nga biseda:

Laçi: Interesant është se ajo që vritet e para në luftë është e vërteta. Tani çdokush mund të marrë një video dhe të dërgojë mesazhin e caktuar. Vërtet, shtëpia dhe zyra e Netanyahut është goditur me raketa, ky është një fakt, por nuk dihet vërtet fati i Netanyahut dhe nëse videoja me ambasadorin amerikan është e krijuar me IA.

Borakaj: Por kishte dialog të gjatë.

Laçi: Ambasadori është me prirje të forta sioniste; ky i ka dhënë të drejtën e Izraelit të Madh. Kemi shkatërrimin e Egjiptit, Sirisë, Libanit, Turqisë dhe Irakut. E gjithë kjo luftë mbart në vetvete një luftë fetare mes sekteve.

Borakaj: A është Irani duke i goditur këto vende?

Laçi: Irani është pengesa e parafundit, pasi pengesa e fundit është Turqia.

Borakaj: Cili është reagimi i Erdogan?

Laçi: Është i qartë: dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit, por dënon edhe sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit. Janë Emiratet që kanë financuar grushtin e shtetit në Egjipt ndaj Sisit, në Turqi ndaj Erdoganit në vitin 2016, në Sudan, si dhe kanë ndikuar në islamofobinë në BE. Për këtë arsye edhe Emiratet po pësojnë goditje të forta. De facto, Izraeli ia ka dalë të krijojë Izraelin e Madh, pasi të gjithë drejtuesit në vendet e Gjirit janë marioneta në duart e Netanyahut. Jashtë loje ka dalë aset i tyre në Turqi, i cili është domen turk. Nëse Irani kapitullon, atëherë mund të themi se do të kemi përballje për jetë a vdekje mes projektit të Izraelit të Madh dhe Turqisë, jashtë gjeografisë së tyre.

Borakaj: Referuar armatimeve, mendon se mund të zgjasë gjatë?

Laçi: SHBA është vendi me kapitalin më të madh ushtarak në botë. Irani ka zhvilluar në një masë të konsiderueshme programin e raketave hipersonike. Sistemet e mbrojtjes kanë dalë pjesërisht jashtë loje. “Iron Dome” është i cenueshëm ndaj këtyre goditjeve dhe sigurisht nuk dimë shifrën e këtyre raketave. Nëse ka deri në 1 milion raketa, siç pretendon Garda Revolucionare, do të kemi një luftë 1-vjeçare ose 2-vjeçare. Mund të them se ky konflikt nuk do të mbyllet për aq kohë sa nuk shohim fraktura ndaj regjimit të Ajatollahut.

Lexuar: 159

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.