Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zulfiqar Zejnulla zgjidhet ministër pa resor, përmbyllet rikonstruktimi i Qeverisë

24 Korrik, 2026

Bekim Qoku: Skandali me ujin në Gostivar është pasojë e një dekade keqqeverisjeje

24 Korrik, 2026

Komuna e Likovës: Apel për qytetarët: Mos kyçni ilegalisht reflektorë në ndriçimin publik

24 Korrik, 2026

Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë

24 Korrik, 2026

“Seanca më 6 gusht veprim i vonuar, rrezikon ta lërë Kosovën pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit”

24 Korrik, 2026

Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë!

24 Korrik, 2026

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

24 Korrik, 2026

BDI: Pranimi i VLEN-it se është “tmerrësisht i dobët” në Qeveri është alarm për çdo shqiptar

24 Korrik, 2026

18 vite burg për vrasjen që tronditi Maqedoninë

24 Korrik, 2026

Sistemi informatik i Postës së RMV-së jashtë funksionit prej 3 ditësh

24 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 24 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë me ekspertë zgjedhorë

TV NewsBy TV News13 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për tryezën opozitare që pritet të rimblidhet së shpejti.

Hasimja tha se tryeza e dytë do të jetë me ekspertë, ku do të diskutohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ai shtoi se PD ka lënë të kuptohet se do të lëshojë terren për partitë e vogla, edhe pse këto të fundit, sipas tij, shpesh janë kundër njëra-tjetrës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Në çfarë faze jemi me tryezën opozitare?

Hasimja: Ne tryezën e bëmë dhe një nga arritjet e saj është se i bëmë bashkë partitë që ishin aty. Ishte PD me aleatët, ishte LZHK, ishte Lëvizja për Diasporën. Prisnim edhe Shehajn dhe Lapajn. Lapaj vuri një seri kushtesh, por në parim është dakord me këtë gjë. Shehaj ka qëndrimin e vet.

Borakaj: Kundër Berishës?

Hasimja: Nuk e thotë tamam, por ideja është se do të përballet me partitë e vjetra. Në ditët e ardhshme kemi ftuar jo politikanë, por ekspertë teknikë për të ndërtuar një propozim konkret, i cili do të shkojë në komisionin përkatës. Po u heqim merakun atyre që nuk duan të jenë me njëri-tjetrin. Këta nuk duan asnjëri tjetrin.

Borakaj: Nëse bëhet ndryshimi për të shkuar drejt 100 deputetëve, partitë e vogla mbeten jashtë.

Hasimja: Nuk ka nevojë vetëm për atë. Ndryshon Kodin Zgjedhor dhe i shkrin partitë e vogla. Me një prag 5% mund të mbijetonin, por gjithsesi do t’ua vështirësonte situatën. Nuk kemi marrë përgjigje akoma; herën e parë përgjigjja erdhi shpejt, në këtë rast nuk kemi marrë ende.

Borakaj: Çfarë prisni të bëni?

Hasimja: Ideja është që të dalim me një qëndrim të unifikuar. PD, si partia më e madhe, duhet të bëjë një lloj lëshimi, sepse partitë e vogla nuk kanë shumë mundësi veprimi.

Borakaj: Ju keni një sistem zgjedhor që mendoni se është më i miri në këto rrethana?

Hasimja: Secili nga ne ka idenë e vet. Lapaj ka kërkuar proporcional kombëtar, ndërsa Shehaj nuk i beson asnjë lloj sistemi. Ai mendon se dy partitë e mëdha bien dakord me njëra-tjetrën.

Muçollari: Ai është mosbesues dhe mendon se nuk do të bëhet ajo që thotë.

Hasimja: Është mosbesues në parim.

Muçollari: Kundër çdo gjëje.

Hasimja: Është dyshues dhe ka të drejtë të jetë dyshues. Unë kam konstatuar në biseda, nga Berisha te të tjerët, se PD ka vullnet pozitiv për të bërë lëshime dhe kjo nuk është pak. Më e lehta që mund të bëjë PD është të thotë: nëse nuk doni, atëherë t’i heqim qafe.

Lexuar: 1

Lajme te ngjashme

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

287 refuzime nuk e ndalën: Historia e Qëndresës që pushtoi politikën në Zvicër

Mehazi: Mali i Zi me 600 mijë banorë shtet i pavarur, ndërsa 600 mijë shqiptarë të jenë pakicë në Maqedoni

Tre kosovarë janë zhdukur në Shkup, kërkohet ndihmë për gjetjen e tyre! Shpërndajeni!

Drama para finales së Botërorit: Ish-kampioni i botës nuk lejohet të hyjë në SHBA, i kërkon ndihmë Trumpit

Lajmet e fundit

Zulfiqar Zejnulla zgjidhet ministër pa resor, përmbyllet rikonstruktimi i Qeverisë

24 Korrik, 2026

Bekim Qoku: Skandali me ujin në Gostivar është pasojë e një dekade keqqeverisjeje

24 Korrik, 2026

Komuna e Likovës: Apel për qytetarët: Mos kyçni ilegalisht reflektorë në ndriçimin publik

24 Korrik, 2026

Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë

24 Korrik, 2026

“Seanca më 6 gusht veprim i vonuar, rrezikon ta lërë Kosovën pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit”

24 Korrik, 2026

Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë!

24 Korrik, 2026

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

24 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.