Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zulfiqar Zejnulla zgjidhet ministër pa resor, përmbyllet rikonstruktimi i Qeverisë

24 Korrik, 2026

Bekim Qoku: Skandali me ujin në Gostivar është pasojë e një dekade keqqeverisjeje

24 Korrik, 2026

Komuna e Likovës: Apel për qytetarët: Mos kyçni ilegalisht reflektorë në ndriçimin publik

24 Korrik, 2026

Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë

24 Korrik, 2026

“Seanca më 6 gusht veprim i vonuar, rrezikon ta lërë Kosovën pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit”

24 Korrik, 2026

Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë!

24 Korrik, 2026

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

24 Korrik, 2026

BDI: Pranimi i VLEN-it se është “tmerrësisht i dobët” në Qeveri është alarm për çdo shqiptar

24 Korrik, 2026

18 vite burg për vrasjen që tronditi Maqedoninë

24 Korrik, 2026

Sistemi informatik i Postës së RMV-së jashtë funksionit prej 3 ditësh

24 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 24 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Nuk arritëm të dalim me një raport të përbashkët me opozitën”, Manja: SPAK nuk po pengohet në hetimet ndaj Ballukut

TV NewsBy TV News10 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kërkesa e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Deputeti Ulsi Manja, i cili prezantoi raportin në Këshillin e Mandateve, theksoi se roli i Kuvendit në këtë proces është kushtetues dhe procedural, duke nënvizuar se parlamenti nuk gjykon fajësinë, por verifikon vetëm kushtet ligjore për dhënien ose jo të autorizimit për arrestimin e një deputeti.

Manja: Sa i takon zëvendësimit të masës së sigurimit personal, atë të arrestit me burg, ne jemi ndalur në vlerësimin tonë vetëm sa i takon rëndimit të nevojave të masave të sigurimit dhe nëse përmbushen kushtet ligjore për zëvendësimin e kësaj mase, sa i takon rrezikut të prishjes së provave, rrezikut të ikjes dhe rrezikut të kryerjes së një vepre penale më të rëndë. Në vlerësimin tonë jemi bazuar në provat dhe arsyetimin që shoqëron kërkesën e SPAK. Nuk kemi bërë një analizë apo vlerësim gjyqësor të provave. Nuk është ky roli i Kuvendit.

Roli i Kuvendit është kushtetues dhe parlamentar për të vlerësuar nëse kërkesa e ardhur nga SPAK është strikt proceduriale. Nuk arritëm të dalim me një raport të përbashkët, pasi opozita ka një qëndrim tjetër nga ne. Raporti që rekomandon dhënien e autorizimit, që është i opozitës, mbron tezën se Kuvendi duhet të kufizohet në një verifikim formal të kërkesës së prokurorisë. Por në vlerësimin tonë, kjo qasje reduktuese nuk përputhet me frymën dhe funksionin e nenit 73 të Kushtetutës.

Neni 73 i jep Kuvendit një rol jo thjesht formal në disponimin për dhënien ose jo të autorizimit për arrestimin e një deputeti. Thënë më qartë, nëse dhënia e këtij autorizimi do të ishte e detyrueshme, atëherë dispozita kushtetuese do të ishte e panevojshme. Imuniteti procedural nuk mund të jetë privilegj personal. Kjo do të thotë se Kuvendi ka detyrimin të verifikojë nëse ndërhyrja në lirinë personale është reale dhe e domosdoshme.

Deputeti Ulsi Manja sqaroi se pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012 deputetët nuk gëzojnë më imunitet për hetimin dhe ndjekjen penale. Ai theksoi se Kuvendi ndërhyn vetëm në rastet kur kërkohet arrestimi i një deputeti, pasi Kushtetuta parashikon një imunitet të kufizuar për masat që prekin lirinë personale.

Manja: Imuniteti për hetimin dhe ndjekjen penale në Shqipëri nuk ekziston më pas ndryshimeve kushtetuese në vitin 2012. Deputeti hetohet dhe ndaj tij mund të vendosen masa të sigurimit personal. Por Kushtetuta ka ruajtur një imunitet të kufizuar për masat që prekin lirinë personale, ku për arrestimin kërkohet autorizimi nga Kuvendi. Kjo nuk duhet konsideruar një mburojë, por një mekanizëm balancues. Sot ndaj Belinda Balluku ka një hetim penal që nga gushti i vitit 2024. Balluku ka një masë sigurimi personal dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton lirisht, pa u penguar në ushtrimin e kompetencave sa i takon hetimit. Por sa i takon kërkesës për zëvendësimin e masës, kompetenca përfundimtare i takon Kuvendit, pasi të marrë një raport rekomandues nga Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin.

Lexuar: 6

Lajme te ngjashme

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

287 refuzime nuk e ndalën: Historia e Qëndresës që pushtoi politikën në Zvicër

Mehazi: Mali i Zi me 600 mijë banorë shtet i pavarur, ndërsa 600 mijë shqiptarë të jenë pakicë në Maqedoni

Tre kosovarë janë zhdukur në Shkup, kërkohet ndihmë për gjetjen e tyre! Shpërndajeni!

Drama para finales së Botërorit: Ish-kampioni i botës nuk lejohet të hyjë në SHBA, i kërkon ndihmë Trumpit

Lajmet e fundit

Zulfiqar Zejnulla zgjidhet ministër pa resor, përmbyllet rikonstruktimi i Qeverisë

24 Korrik, 2026

Bekim Qoku: Skandali me ujin në Gostivar është pasojë e një dekade keqqeverisjeje

24 Korrik, 2026

Komuna e Likovës: Apel për qytetarët: Mos kyçni ilegalisht reflektorë në ndriçimin publik

24 Korrik, 2026

Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë

24 Korrik, 2026

“Seanca më 6 gusht veprim i vonuar, rrezikon ta lërë Kosovën pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit”

24 Korrik, 2026

Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë!

24 Korrik, 2026

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

24 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.