Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zulfiqar Zejnulla zgjidhet ministër pa resor, përmbyllet rikonstruktimi i Qeverisë

24 Korrik, 2026

Bekim Qoku: Skandali me ujin në Gostivar është pasojë e një dekade keqqeverisjeje

24 Korrik, 2026

Komuna e Likovës: Apel për qytetarët: Mos kyçni ilegalisht reflektorë në ndriçimin publik

24 Korrik, 2026

Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë

24 Korrik, 2026

“Seanca më 6 gusht veprim i vonuar, rrezikon ta lërë Kosovën pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit”

24 Korrik, 2026

Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë!

24 Korrik, 2026

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

24 Korrik, 2026

BDI: Pranimi i VLEN-it se është “tmerrësisht i dobët” në Qeveri është alarm për çdo shqiptar

24 Korrik, 2026

18 vite burg për vrasjen që tronditi Maqedoninë

24 Korrik, 2026

Sistemi informatik i Postës së RMV-së jashtë funksionit prej 3 ditësh

24 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 24 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, mblidhet grupi i PS! Ulsi Manja prezanton raportin

TV NewsBy TV News10 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka mbledhur grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.

Gjatë mbledhjes u prezantua raporti i 5 anëtarëve të PS-së (Niko Peleshi, Ulsi Manja, Bledi Çomo, Bledi Çuçi dhe Taulant Balla) në Këshillin e Mandateve, lidhur me kërkesën e Strukturës s^ Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ishte Ulsi Manja ai që prezantoi shkurtimisht raportin. Ai theksoi se roli i Kuvendit në këtë proces është vetëm procedural dhe kushtetues, duke nënvizuar se parlamenti nuk gjykon fajësinë, por shqyrton vetëm kushtet ligjore për dhënien e autorizimit.

Manja: Sot që po diskutojmë këtë raport, jemi përpara një realiteti të ri. Deputetja Belinda Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive si pasojë e ndryshimeve në përbërjen e qeverisë. SPAK ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda, duke argumentuar rrezikun e prishjes së provave, të arratisjes apo kryerjes së veprave të tjera penale. Megjithatë, këto mbeten hipotetike për sa kohë lidhen me ushtrimin e funksioneve ekzekutive, të cilat deputetja në fjalë nuk i ushtron më.

Është e domosdoshme që ne, si shumicë parlamentare, të flasim qartë, të ndajmë politikën nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe gjykimin politik nga procesi i rregullt ligjor.

Kërkesa e SPAK, në fakt, në rastin e deputetes Belinda Balluku ndryshon nga kërkesat e tjera që kanë ardhur në Kuvend, sepse nuk është një kërkesë për caktimin e një mase sigurimi për herë të parë. Kuvendit, në këtë rast, i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, efektet e së cilës janë ende në fuqi, me një masë sigurimi më të rëndë, atë të arrestit, për një vepër penale që SPAK po e heton që në gusht të vitit 2024. Pra, jemi në kushtet kur kërkohet zëvendësimi i kësaj mase.

Deputetja Belinda Balluku e ka respektuar masën e sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit. Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë dhe as të zëvendësojë Gjykatën.

Deputeti nuk mund të arrestohet pa autorizimin e Kuvendit. Prokuroria, sa herë që e kërkon autorizimin, duhet të paraqesë në Kuvend një relacion dhe prova që e mbështesin kërkesën.

Duke iu referuar këtij kuadri, kompetenca e Kuvendit në shqyrtimin e kërkesës së SPAK është e natyrës proceduriale kushtetuese dhe jo gjyqësore. Kuvendi nuk gjykon fajësinë.

Kompetenca e Kuvendit kufizohet në vlerësimin e kontrollit të procedurës penale, sa i takon ekzistencës së kushteve ligjore për të dhënë autorizimin për zëvendësimin e masës së sigurimit personal./vizionplus.tv 

Lexuar: 7

Lajme te ngjashme

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

287 refuzime nuk e ndalën: Historia e Qëndresës që pushtoi politikën në Zvicër

Mehazi: Mali i Zi me 600 mijë banorë shtet i pavarur, ndërsa 600 mijë shqiptarë të jenë pakicë në Maqedoni

Tre kosovarë janë zhdukur në Shkup, kërkohet ndihmë për gjetjen e tyre! Shpërndajeni!

Drama para finales së Botërorit: Ish-kampioni i botës nuk lejohet të hyjë në SHBA, i kërkon ndihmë Trumpit

Lajmet e fundit

Zulfiqar Zejnulla zgjidhet ministër pa resor, përmbyllet rikonstruktimi i Qeverisë

24 Korrik, 2026

Bekim Qoku: Skandali me ujin në Gostivar është pasojë e një dekade keqqeverisjeje

24 Korrik, 2026

Komuna e Likovës: Apel për qytetarët: Mos kyçni ilegalisht reflektorë në ndriçimin publik

24 Korrik, 2026

Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë

24 Korrik, 2026

“Seanca më 6 gusht veprim i vonuar, rrezikon ta lërë Kosovën pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit”

24 Korrik, 2026

Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë!

24 Korrik, 2026

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

24 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.