Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026

Veturat e harruara “pushtojnë” Kumanovën, komuna nuk i largoi siç premtoi

26 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Korrik, 2026

Mbi 1.500 dele të vriten në rajonin e Kumanovës, lija po përhapet, veterinerët frikësohen nga vatra të reja

25 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 27 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kryeministri Rama inspektim në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas

TV NewsBy TV News7 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i qeverisë, Edi Rama, këtë të shtunë po inspekton aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, përmes një devijimi provizor në gjurmën e Korridori VIII.

Gjatë inspektimit, Rama u ndal edhe te debatet që kanë shoqëruar situatën e krijuar në këtë segment rrugor, duke theksuar se pretendimet për shembje të rrugës janë të pasakta.

Sipas tij, ajo që është paraqitur në publik si shembje e aksit është në fakt një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga faktorë natyrorë.

“Gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga është një manipulim i madh, një perversitet i madh. Këtu jemi në aksin e vjetër. Aksi i ri nuk është këtu. Ajo atje është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të shirave,” u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se pavarësisht sfidave të papritura, procesi i punimeve vazhdon sipas planit dhe standardeve të sigurisë, duke garantuar rikthimin e qarkullimit normal për qytetarët dhe transportin e rëndë.

Në fjalën e tij, Rama kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, situata të tilla interpretohen në opinionin publik.

“Ajo që është kriminale në raport me publikun, por unë e kam mësuar nga eksperienca që kur ka zhurma të mëdha duhet të presësh të bjerë fryrja e madhe për të adresuar shkaqet, se ndryshe nuk të dëgjon njeri. Është që një plagë e kësaj natyre, mjafton të vish këtu dhe e shikon që s’ka dorë njeriu që ta ketë shkaktuar nga paaftësia apo 1001 arsye, kthehet në një burim helmimi të opinionit public. Këtu jemi në një nga kantieret më të rëndësishme, një nga veprat më të rëndësishme të programit tonë. Gjithë pjesa e ndërtuar është spektakolare. Puna vazhdon dhe në një proces pune ndodhin edhe këto të papritura. Në këtë rast është thjesht dhe vetëm natyrore, fatkeqësi që ndodh,” përfundoi Rama.

Lexuar: 3

Lajme te ngjashme

Mërgimtarë, mos e lini Luginën vetëm! Bizneset e Preshevës e Bujanocit kanë nevojë për ju!

Një vajzë dhe një djalë i mitur nga Maqedonia e Veriut u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin

Vuçiq i gënjen oficerët e rinj serbë: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit

Koci: Ndalet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Gjermania në ndryshim: Ku hapen vendet e reja të punës?

Haradinaj: Pranoj të jem kandidat i opozitës për president

Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.