Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në studion e emisionit Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar përplasjen në Kuvend, si dhe gjuhën e përdorur nga deputetët e të dy krahëve.
Shkurti tha se ky parlament është një devijacion, ndërsa shtoi se ata që duan të rrihen mund ta bëjnë gjetkë, jo në atë sallë.
Pjesë nga diskutimi:
Borakaj: Për çfarë paguajnë kaq shumë qytetarët shqiptarë, për këtë parlament?
Shkurti: Kështu të jetë katandisur edhe Shabani ynë. Nga ‘mu hodhe nga lopët’ tek amerikanët në Vietnam. Destabilizimi nuk është vetëm në botë, por edhe këtu. Parlamenti është një devijacion. Ai rezultat me 83 mandate i ka dhënë një arrogancë. Arroganca e pushtetit është e pamasë, e frymëzuar nga një kryeministër që është pjesë e kësaj arrogance, dhe pastaj me rroça-poça që nuk kanë respekt për kolegët. Nëse duan të rrihen e të shahen, le ta bëjnë përtej mureve, sepse nuk është qytetari. Siç duket, këta sjellin në parlament atë që shohin nëpër spektakle. Për mua, Balla duhet t’u kërkojë falje qytetarëve shqiptarë.
Borakaj: Është numër i BE-së, tha.
Shkurti: Po pra, por nuk është numri i Vokshit. Ky parlament, në mënyrën se si është ndërtuar, nuk po i lexon më ligjet. Vijnë paketat e ligjeve dhe vetëm kalojnë. Këtu po diskutojmë ne në sallën bosh.
Borakaj: Po, dhe kur sot diskutohej arsimi.
Shkurti: Edhe javën e kaluar ishte salla bosh, sepse e ka humbur funksionin. Është më e ndershme salla bosh sesa me deputetë që rrinë dhe ofendojnë njëri-tjetrin. E thashë edhe njëherë, nuk janë në dijeni të ligjeve. Ajo sjellje për mua është normale në anormalitetin politik që ka vendi.

