Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Reforma Zgjedhore, Gonzato: Parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ambasadori i OSBE: Dialog mes partive

TV NewsBy TV News3 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ditën e sotme, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilloi një tryezë konsultimi të fokusuar në financimin e partive politike, një prej çështjeve kyçe të reformës në proces.

Në takim morën pjesë ambasadorë në vendin tonë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, si dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Gjiknuri theksoi se ligji për financimet e partive politike është prioritet, dhe një nga pikat kyçe që kanë të bëjnë edhe me rrugën evropiane të vendit.

Gjiknuri: Ndërtimi i një ligji me parametrat që kërkon koha është objektiv i rëndësishëm i joni.  Ligji nuk do të udhëhiqet nga parimi që njëra forcë të dominojë tjetrën, do të jetë proporcional, me standardet më të mira por edhe duke marrë parasysh edhe jetën shoqërore dhe traditën e shoqërisë shqiptare. Duke mos u kthyer një barrë e rëndë për partitë e vogla politike që mbase mund ta kenë më të vështirë nga kërkesat që mund të bëhen nga ky ligj. Duhet të gjejmë një balancë që tregon transparencë, kontroll, auditim të pavarur dhe të parandalojmë fenomene që janë ndikime të paligjshme si financimet nga burime të papranueshme, qoftë nga bota kriminale e interesa biznesi të lidhura me pushteti apo fuqi të huaja.

Bashkëkryetari i këtij Komisioni, Oerd Bylykbashi theksoi rëndësinë e transparencës dhe të financimit të partive për ruajtjen e pluralizmit politik.

Bylykbashi: Transparenca nuk funksionin pa patur ujë në burim. Ne duhet të kujdesemi që financimi të jetë i mjaftueshëm dhe i shëndoshë që partitë të funksionojnë në sistemin parlamentar. Duhet të bëjmë një balancë mes transparencës dhe pluralizmit. Tema sot është si të ndërtojmë një sistem financimi dhe transparencë të financimit që prodhon pluralizëm dhe jo një regjim financiar që do të ekspozonte partitë politike, kryesisht atyre të opozitës, karshi instrumenteve kontrollues të një shteti të kapur, apo një shteti që ka hyrë dhe ka pushtuar zgjedhjet.

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran. Theksoi rëndësinë e dialogut politik mes partive për ecurinë e Reformës.

Tarran: Rifillimi i punës së komisionit, sinjal pozitiv. Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar. Vendosja e sanksioneve për të parandaluar financimet e paligjshme. Parimet janë të lidhura ngushtë me gjetjet dhe rekomandimet e fundit të OSBE-ODIHR për financimin e partive nga zgjedhjet e fundit. Thelbësore është kuadri i financimit të partive politike dhe kuadri ligjor i paplotë që çon në një element të rëndësishëm. Raportet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të mëparshmet evidentuan një sërë fushash me probleme. Në këtë kuadër prezenca e OSBE thekson angazhimin e saj për të mbështetur punën e këtij Komisioni për Reformën Zgjedhore, me prezencën e saj. Mbështesin dialogun mirëkuptiv mes partive politike, pasi dialogu konstitucional është thelbësor dhe rrit besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor”, vijoi kreu diplomatik i OSBE-së.

Ndërsa ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato theksoi se Reforma Zgjedhore është një nga parakushtet për integrimin e vendit në Unionin evropian.

Gonzato: Shprehëm vullnetin dhe përkushtimin tonë për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme në shumë mënyra të mundshme. Në kontekstin aktual, fryma e dialogut për tema të tilla është thelbësore. Mirëpres mirëkuptimin midis të dy bashkëkryetarëve që reforma duhet të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve dhe standardet ndërkombëtare.

Përmirësimi i sundimit të ligjit dhe përkushtimi i palëkundur ndaj standarteve evropiane është kyçe për Shqipërinë, përputhshmëria me piketat e ndërmjetshme dhe ndaj kemi këtë kohë apo afat e trysni për komisionin. Reforma zgjedhore është nevojë demokratike, besimi në zgjedhje është besim në demokraci. Ky besim nuk mund të ekzistojë kur burimet e financimit janë të paqarta apo mbikëqyrja është e dobët.

Financimi është parakusht për procesin e anëtarësimit në BE. Reforma zgjedhore, mbetet përparësi vendimtare në kuadër të kornizës së BE dhe lidhet ngushtë me themeloret. Reforma duhet të garantojë pluralizmin politik dhe të sigurojë fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët.

Lexuar: 60

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.