Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ndryshimet në qeveri, Zili: Befasi e Ramës, mesazh për ndërkombëtarët

TV NewsBy TV News27 Shkurt, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili, e ka cilësuar një befasi të kryeministrit Edi Rama lëvizjet e sotme në kabinetin qeveritar.

I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, Zili tha se kalkulimet Rama ka pasur kohë t’i bëjë, por sot vendosi të surprizojë, për të çuar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë ndërkombëtarëve.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ishte e pritshme sot ndryshimet në qeveri?

Zili: Mendoj se është lëvizje e kalkuluar, por zoti Rama befason gjithmonë. Kjo është një lojë; nuk kanë rëndësi lojtarët, rëndësi ka që loja të vijojë për një skuadër. PS është një skuadër e madhe. Nëse e sheh në një vështrim të thjeshtë, të duket paradoksale: i futi ministrat dhe deputetët në një mbledhje për të raportuar dhe befas, në fund, gjysmën e qeverisë e hedh tutje dhe shpall një qeveri të re. Kjo duket si nonsens. I lë njerëzit të flasin, pastaj i largon. Por zoti Rama, mos harroni, befasinë e ka element të punës së tij. Së dyti, ndryshimet në qeveri e përmbysin gjithçka, zhvendosin vëmendjen. Ndërkombëtarëve u thuhet se kam sjellë elementë të rinj, mesazh i qartë për ndërkombëtarët. Së pari, kam larguar zonjën Balluku.

Borakaj: Tre herë tha Rama sot që ka dhënë dorëheqjen?

Zili: Nuk quhet e shkarkuar. Ti do të lëvizësh njërin, fut edhe gjashtë të tjerë dhe duket normale. Së dyti, kemi qeveri me fytyrë të re, kemi njerëz që vijnë me karrierë në administratë. Së treti, e zhvendos frymëmarrjen edhe brenda partisë, që ne kemi një energji të re, për të mos pasur stresin përballë drejtësisë. Elementi tjetër që zoti Rama mund ta ketë menduar si lëvizje politike për brenda është me llogari: që në ekip bëhen ndryshime, por loja vijon. Së dyti, çliron një marrëdhënie të tensionuar edhe me ndërkombëtarët. Së treti, indirekt është një lloj çlirimi. Së katërti, garancia që dha zoti Rama sot për drejtësinë është një sinjal për atë që parashikohet të ndodhë në të ardhmen. Kjo tregon që Rama kërkon medoemos të bëjë atë që do.

Lexuar: 46

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.