Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

28 Mars, 2026

Kur guximi bëhet biznes: Rrugëtimi i ndërrmarjes Depo Aziri – Kumanovë/VIDEO/

27 Mars, 2026

Mickoski: Po shqyrtojmë uljen e çmimit të akcizës dhe të marzhës për derivatet

27 Mars, 2026

Ilir Hasani: Interpretimi i Avokatit të Popullit për gjuhën shqipe, i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin

27 Mars, 2026

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

27 Mars, 2026

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

27 Mars, 2026

Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?

27 Mars, 2026

Kam heshtur jo nga frika, por…

27 Mars, 2026

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

27 Mars, 2026

Pronarët e NBA votojnë PO për zgjerimin e mundshëm me 2 skuadra të reja

27 Mars, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Mars
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sonte nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, BFI publikon udhëzimet zyrtare për besimtarët

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me perëndimin e diellit këtë mbrëmje nis muaji i shenjtë i Ramazanit – muaji i agjërimit, përkushtimit dhe mëshirës. Dita e parë e agjërimit do të jetë të enjten, më 19 shkurt, ndërsa namazi i parë i teravisë do të falet sonte, më 18 shkurt.

Sipas kalendarit islam, Ramazani është muaji i nëntë dhe konsiderohet një nga periudhat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe paraqet obligim për çdo burrë dhe grua myslimane të rritur, duke filluar nga agimi deri në perëndim të diellit. Në këtë muaj filloi edhe shpallja e Kuranit, në Natën e Kadrit – nata më e bekuar e vitit.

Muaji i Ramazanit do të përmbyllet me festën e Fitër Bajramit, e cila sivjet bie të premten, më 20 mars.

Udhëzimet e Bashkësisë Fetare Islame

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) ka njoftuar se namazi i teravisë në të gjitha institucionet fetare do të falet me 20 rekate.

Po ashtu, BFI ka theksuar se xhamitë që planifikojnë realizimin e aktiviteteve të ndryshme gjatë Ramazanit duhet të marrin leje paraprake nga organet përkatëse, ndërsa ftesa për mysafirë duhet të bëhet vetëm pas miratimit nga Myftinia.

“Nëpunësit fetarë duhet të jenë të pajisur me autorizim nga Myftinia përkatëse ose me dekret nga Reisul-Ulema i BFI-së së RMV-së. Mysafirët – teologët nga jashtë vendit – duhet të ftohen përmes Myftinive përkatëse dhe Rijasetit të BFI-së”, thuhet në kumtesën zyrtare.

Sadekatul Fitri dhe Zekati

Ramazani lidhet ngushtë edhe me dhënien e sadekatul fitrit – lëmoshë obligative për çdo besimtar që ka mundësi materiale. BFI ka bërë të ditur se shuma e sadekatul fitrit do të ndahet në katër kategori: 600, 500, 400 dhe 300 denarë.

Rekomandohet që zekati dhe sadekatul fitri të jepen në fondin për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore fetare, përkatësisht Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.

Orari i Faljeve në Shkup

Në Shkup, namazi i parë i teravisë do të fillojë në ora 18:43, ndërsa netëve të tjera teravitë do të falen rreth dy orë pas iftarit.

Ndërkohë, namazi i sabahut gjatë muajit të Ramazanit do të falet 30 minuta pas imsakut.

BFI gjithashtu ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do të bëhet edhe hapja e një xhamie të re në Shkup.

Lexuar: 177

Lajme te ngjashme

Kur guximi bëhet biznes: Rrugëtimi i ndërrmarjes Depo Aziri – Kumanovë/VIDEO/

Mickoski: Po shqyrtojmë uljen e çmimit të akcizës dhe të marzhës për derivatet

Ilir Hasani: Interpretimi i Avokatit të Popullit për gjuhën shqipe, i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin

Aliu paralajmëroi ligj të ri për barna

Vidhet xhamia e 3-të brenda dy javësh në Pollog

Fazliu: Rriten pagat e punonjësve në Librat Amë, nënshkruhet marrëveshja kolektive

Lajmet e fundit

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

28 Mars, 2026

Kur guximi bëhet biznes: Rrugëtimi i ndërrmarjes Depo Aziri – Kumanovë/VIDEO/

27 Mars, 2026

Mickoski: Po shqyrtojmë uljen e çmimit të akcizës dhe të marzhës për derivatet

27 Mars, 2026

Ilir Hasani: Interpretimi i Avokatit të Popullit për gjuhën shqipe, i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin

27 Mars, 2026

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

27 Mars, 2026

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

27 Mars, 2026

Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?

27 Mars, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.