Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllato”, kërkohej nga Interpoli

5 Mars, 2026

Vetëm me votat e PS, miratohen ndryshimet në kabinetin qeveritar

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së: 28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

5 Mars, 2026

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak

5 Mars, 2026

Bekim Hamëz Jashari rrëfen bisedën e fundit me familjen në Prekaz

5 Mars, 2026

Bullgaria pret që lidhja hekurudhore me Maqedoninë të përfundojë deri në vitin 2030

5 Mars, 2026

MPJ: Shtetasit e RMV-së që ndodhen në Izrael do të evakuohen sot

5 Mars, 2026

72 cm shtresa e borës në Kodrën e Diellit

5 Mars, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

5 Mars, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 5 Mars
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kush nuk din të përdorë Intelegjencën Artificiale, do të zëvendësohet nga ata që e dinë edhe në punë shteti edhe privat

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Intelegjenca artificiale nuk i zëvendëson njerëzit, por njerëzit që e përdorin do t’i zëvendësojnë ata që nuk e përdorin. Si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Ajo ndihmon që punët të kryhen më shpejt, më efikas dhe më saktë, analizat të bëhen më shpejt dhe në mënyrë sistematike, tekstet të përgatiten më shpejt.

Këtë sot në Kuvend e deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, i cili mori pjesë në debatin publik të dedikuar raportit të Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) për pëgatitjen e sektorit publik për përdorimin e intelegjencës artificiale.

Ministri theksoi se intelegjenca artificiale është një burim që mund të përmirësoj ndjeshëm efikasitetin e institucioneve, por se faktori njerëzor mbetet kyç, veçanërisht në pjesën e vendimeve me vlera dhe etike.

Ai theksoi se në ministrinë e tij tashmë përdoren modele të ndryshme të inteligjencës artificiale, por se kjo nuk ka çuar në heqje të vendeve të punës, por në kryerjen më të shpejtë dhe më efikase të detyrave.

Andonovski theksoi se Qeveria ka qasje strategjike ndaj zhvillimit të teknologjisë, përmes integrimit të intelegjencës artificiale në dokumentet strategjike kombëtare dhe përmes krijimit të Qendrës Kombëtare për intelegjencën artificiale, i financuar me fonde shtetërore dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti akademik. Si aktivitet kyç, ai theksoi përgatitjen e një modeli të gjuhës maqedonase, i cili do të sigurojë saktësi më të madhe në përpunimin e teksteve dhe kontekstit maqedonas.

I pyetur nëse inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë funksionarët, siç ka Shqipëria një ministër të tillë, Andonovski tha se kjo është një hap i gabuar, dhe se qytetarët votojnë për dikë që ka një sistem vlerash, që ka profil politik dhe që duhet të marrë vendime.

“Ende besoj se njerëzit duhet t’i udhëheqin këto procese, veçanërisht në politikë”, theksoi Andonovski.

Kryerevizori shtetëror Maksim Acevski prezantoi raportin e revizionit, i cili përfshin periudhën 2019–2024 dhe i analizon institucionet që janë të rëndësishme për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Pyetja kryesore që shtrojmë është nëse sektori publik është i përgatitur për përdorimin e inteligjencës artificiale. Në raport janë analizuar korniza strategjike, baza ligjore, burimet njerëzore dhe mbrojtja e të dhënave personale”, theksoi Acevski.

Ai theksoi se në vitet e mëparshme janë investuar rreth 6,1 milion euro në 48 projekte të lidhura me këtë teknologji, por se ato nuk janë zbatuar në sektorin publik.

Acevski vlerësoi se shteti duhet të krijojë një regjistër të qartë të projekteve, të investojë në hardver modern, të trajnojë stafin dhe në kushte të tjera për një përdorim efektiv të teknologjisë. Ai shtoi se debati publik kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e inteligjencës artificiale dhe në përmirësimin e shërbimeve që institucionet ofrojnë për qytetarët

Lexuar: 115

Lajme te ngjashme

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllato”, kërkohej nga Interpoli

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

Bullgaria pret që lidhja hekurudhore me Maqedoninë të përfundojë deri në vitin 2030

MPJ: Shtetasit e RMV-së që ndodhen në Izrael do të evakuohen sot

72 cm shtresa e borës në Kodrën e Diellit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllato”, kërkohej nga Interpoli

5 Mars, 2026

Vetëm me votat e PS, miratohen ndryshimet në kabinetin qeveritar

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së: 28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

5 Mars, 2026

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak

5 Mars, 2026

Bekim Hamëz Jashari rrëfen bisedën e fundit me familjen në Prekaz

5 Mars, 2026

Bullgaria pret që lidhja hekurudhore me Maqedoninë të përfundojë deri në vitin 2030

5 Mars, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.