Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

13 Shkurt, 2026

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

13 Shkurt, 2026

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

13 Shkurt, 2026

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Beograd: Dogji picerinë ku punonte dhe u dërgoi pronarëve video të zjarrit

13 Shkurt, 2026

LSDM: Këshilltari i Mickoskit propozohet për gjykatës kushtetues

13 Shkurt, 2026

Rexhepi: Nga Gjerma fillojmë një kapitulli të ri force dhe uniteti për BDI-në në Tetovë

13 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 13 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjoba edhe për hedhjen e mbeturinave nga makina

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lëvizja ekologjike që synon të frymëzojë dhe motivojë qytetarët të aktivizohen për një mjedis më të pastër dhe një shoqëri më të ndërgjegjshme ekologjikisht, “Për një Maqedoni më të pastër”, kërkoi nga Qeveria dhe MPB-ja që sistemi “Safe City” të mund të regjistrojë hedhjen e mbeturinave dhe bishtave të cigareve dhe për këto të vihen gjoba. Nga kjo nismë vlerësojnë se kjo do ta përmirësonte mbrojtjen e mjedisit jetësor, pasi bishti i cigares përmban si toksina ashtu edhe mikroplastikë që shpërbëhet shumë vështirë.

“Po ashtu, kjo paraqet rrezik edhe për sigurinë publike, të mos harrojmë se në Maqedoni kemi një numër të madh zjarresh gjatë vitit. Një nga shkaktarët më të shpeshtë është pikërisht bishti i cigares i hedhur nga qytetarë të papërgjegjshëm. Ai bisht shumë lehtë mund ta ndezë barin e thatë, sidomos gjatë periudhës së verës”, tha Marko Xhambazoski.

Nga MPB-ja thonë se për momentin nuk mund t’i përgjigjen pozitivisht kësaj kërkese.

“Sistemi Qytet i Sigurt aktualisht nuk ka mundësi teknike për të detektuar dhe regjistruar shkelje si hedhja e mbeturinave nga automjetet dhe hedhja e bishtave të cigareve nga automjetet. Çdo propozim apo nismë që arrin në Ministrinë e Punëve të Brendshme shqyrtohet dhe analizohet në mënyrë përkatëse nga shërbimet profesionale të ministrisë, pas së cilës merren vendime apo konkluzione përkatës”, tha Goce Andreevski.

Projekti “Qytet i Sigurt” pritet të nisë më 1 shkurt. Pas takimit të djeshëm të grupeve parlamentare, në të cilin telefonikisht ishte përfshirë edhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, u sqaruan vërejtjet e BDI-së, pas së cilës do të miratohen ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje. Edhe kryeministri Hristijan Mickoski thotë se janë të hapur ndaj kërkesës së ekologjistëve, por se kjo, nëse ekzistojnë mundësi teknike, do të shqyrtohet në të ardhmen.

“Tani le të fillojmë. Le të fillojmë nga 1 shkurti. Presim të kalojnë ato faza fillestare, kur do të nevojitet harmonizim, nivelizim e kështu me radhë, që ndoshta do të zgjasin disa muaj. Më pas mund të hyjmë në fazën e ardhshme”, deklaroi Hristijan Micksoki.

Nga “Për një Maqedoni më të pastër” kërkojnë pikërisht këtë – që në të ardhmen të zgjerohet funksionaliteti i sistemit.

“Ne kërkojmë të shqyrtohet mundësia e një përmirësimi softuerik, me të cilin kamerave do t’u mundësohej të detektojnë hedhjen e objekteve dhe mbeturinave të ndryshme nga automjetet. Kjo, në fakt, nuk është diçka e re. Ky sistem ekziston në shumë qytete dhe shtete evropiane. Kështu që teknologjinë e kemi dhe shpresoj se do të mund ta shfrytëzojmë për qëllime të mira”, theksoi Marko Xhambazoski.

Aktualisht sistemi “Qytet i Sigurt” funksionon në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. Pajisjet janë vendosur tashmë edhe në Korridoret 8 dhe 10 dhe pritet që edhe në to së shpejti të fillojë detektimi i shkeljeve në trafik. Gjatë vitit 2026 është paraparë që sistemi të fillojë të funksionojë në të gjithë territorin e shtetit.

Lexuar: 68

Lajme te ngjashme

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

Lajmet e fundit

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

13 Shkurt, 2026

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

13 Shkurt, 2026

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

13 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.