Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Fillon rrënimi i ndërtimeve “të egra” në Kumanovë

18 Dhjetor, 2025

Fetai nga Doha: Zero kompromis ndaj korrupsionit

18 Dhjetor, 2025

Rikonstruohet ambulanca në fshatin Haraçinë

18 Dhjetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Fillon rrënimi i ndërtimeve “të egra” në Kumanovë
  • Fetai nga Doha: Zero kompromis ndaj korrupsionit
  • Rikonstruohet ambulanca në fshatin Haraçinë
  • Ulen çmimet e naftës nga mesnata
  • Prej nesër në fillon Programi i “Vitit të Ri” në sheshin e Kumanovës!
  • Debati publik përfundimtar për Strategjinë e Barazisë Gjinore të Komunës së Kumanovës
  • Parking i ri në oborrin e Spitalit të Kumanovës
  • Rina Ajdari: Dezinformatat dhe propaganda nuk “luftohen” me rezolutë në Kuvend
  • Impressum
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 18 Dhjetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy” – analisti serb shpjegon arsyet

18 Dhjetor, 2025 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vendimi i kompanisë së dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’u tërhequr nga projekti lukzos është më shumë se provë e qartë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka shpërdoruar të gjitha shanset e tij me Uashingtonin.Kështu së paku vlerëson analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, shkruajnë mediat serbe. 

Madje Jakshiq beson se në fund të fundit, ”Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy”.

Në këtë drejtim, ai thekson se një tjetër përpjekje e Vuçiqit për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me Uashingtonin dështoi.

Për Jakshiqin, shpjegimi me të cilin kompania e dhëndrit të Donald Trump e braktisi projektin është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Kujtojmë se njoftimi për tërheqjen e kompanisë së Kushnerit u publikua më 15 dhjetor – në ditën kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviq, për shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të monumentit kulturor ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.

Dhe në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kompania investuese “Affinity Partners” tha se “vizioni ynë për projektin në Beograd ishte të ofronim një dizajn elegant dhe frymëzues, që pasqyronte përparimin e Serbisë”.

“Jemi krenarë për arkitekturën që ka krijuar ekipi ynë. Sepse, projektet me kuptim duhet të bashkojnë, jo të ndajnë, dhe nga respekti për popullin e Serbisë dhe për qytetin e Beogradit, ne po e tërheqim aplikimin tonë dhe po e bëjmë një hap pas në këtë moment”, thuhej në deklaratë.

Dhe Jakshiq nuk ka dyshime se ky mesazh i dërguar nga ana tjetër e Atlantikut përputhet në mënyrë të përkryer me rrjedhat e marrëdhënieve amerikano-serbe në kohët e fundit.

Ai kujton se ata ishin më shumë se të shqetësuar nga sjellja e Vuçiqit në maj të këtij viti, kur ai u përpoq të hynte në konventën republikane në Florida.

Për të kujtuar, presidenti i Serbisë shkoi për një vizitë në SHBA pranverën e kaluar, nga e cila u kthye pa planifikuar pas dy ditësh, dhe siç u njoftua në atë kohë, për arsye shëndetësore.

Sipas raporteve jozyrtare të medias, Vuçiq priste të takohej me Trumpin në takimin e republikanëve në Florida, por kjo nuk ndodhi.

“Përshtypja ime është se Donald Trump nuk dëshiron më ta shohë Aleksandar Vuçiçin me sy. Duket se Vuçiq i ka shpërdoruar shanset e tij me Trumpin, ashtu siç i shpërdoroi ato me Moskën dhe Bashkimin Evropian”, thekson Jakshiq.

Ai paralajmëron gjithashtu se amerikanët nuk e falin faktin që Vuçiq u përpoq t’i përfshijë ata në aferat e tij të brendshme të korrupsionit.

Andaj, sipas mendimit të tij, Vuçiq praktikisht ia mbylli derën vetes me Donald Trumpin.

Duke komentuar se si ky episod i fundit në marrëdhëniet serbo-amerikane mund të reflektojë në historinë e sanksioneve amerikane kundër Industrisë Serbe të Naftës, Jakshiç thekson se kjo është vetëm një vazhdim i serisë së aferave që Vuçiq bëri në marrëdhëniet me amerikanët.

Në vendin ku gjendeshin ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, kompania investuese “Affinity Partners” kishte planifikuar një kompleks banimi dhe biznesi me markën Trump.

E Vuçiq tha se për shkak të “gjuetisë së shtrigave” që u bë ndaj investitorit dhe ndërtimit, Serbia humbi një investim të vlefshëm prej së paku 750 milionë eurosh.

Ai fajësoi Prokurorinë dhe “bllokuesit” – siç i quan ai protestuesit antiqeveritarë që protestojnë për më shumë se një vit kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe.

“Personalisht, do të kujdesem që të gjithë ata që kanë kontribuar në shkaktimin e këtij dëmi, të përgjigjen”, tha presidenti serb.

Ai paralajmëroi se do të “paraqesë personalisht kallëzime penale” kundër “të gjithë atyre që morën pjesë në ‘gjuetinë e shtrigave’ dhe shkatërrimin e investimit”, duke i akuzuar për “dëm ekonomik ndaj Serbisë”.

Ai i hodhi poshtë akuzat për korrupsion në këtë projekt. (Telegrafi)

Lexuar: 176

Lajme të ngjashme

“Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi”, Rama flet për gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK-së

BE-ja i heq tërësisht masat ndaj Kosovës deri në fund të janarit, zhbllokohen mbi 200 milionë euro

Kosovarja me mbulesë pilote e sukseshme në Kanada

Vetëm 24 orë mjaftuan: Halil Kastrati ia ndryshoi jetën një të moshuari të braktisur

Kosova armatoset rëndë, blen sistemet e artilerisë amerikane HUMVEE Hawkeye

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?

showbiz

Reagime të shumta ndaj këngës së Edona Llalloshit për Albin Kurtin

Diaspora 14 Dhjetor, 2025

Të shtunën në Zvicër, në kuadër të fushatës e cila nuk ka filluar zyrtarisht, kreu…

“Miss Finlandës 2025” me origjinë nga Kosova i hiqet kurora pas një gjesti racist

Showbiz 12 Dhjetor, 2025

Sarah Dzafces, vajza me origjinë nga Kosova e shpallur “Miss Finland 2025”, do të mbetet…

Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

Showbiz 12 Dhjetor, 2025

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë…

Horoskopi 11 dhjetor: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Showbiz 11 Dhjetor, 2025

Dashi Kjo ditë mund t’ju dhurojë emocione pozitive. Gjatë mëngjesit ekziston mundësia që të merrni…

Motra e Dua Lipës debuton në filmin britanik ‘A Gangster’s Life’ si kriminele

Showbiz 10 Dhjetor, 2025

Aktorja dhe modelja 24-vjeçare, e cila është motra e yllit të pop-it, Dua Lipa, do…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.