Ermal Zenuni është një nga talentet më premtuese shqiptare në futbollin austriak. I lindur në Kumanovë dhe me banim në Linz që nga viti 2008, Ermali ka nisur shumë herët të ndërtojë rrugën drejt ëndrrës së tij sportive. Që në vitin 2010, ai hodhi hapat e parë në fushën e blertë, duke treguar pasion, disiplinë dhe një instinkt të lindur për golin. Me pozicion natyral sulmues, Ermali është rritur si lojtar nëpër shkollat dhe klubet e njohura të rajonit. Ai ka qenë pjesë e St. Florian, Stadl Paura dhe Ried an der Riedmark, ku ka fituar përvojë, vetëbesim dhe është dalluar për lojën dinamike e profesionalizmin në rritje. Sot, Ermal Zenuni mbron ngjyrat e klubit ÖED Zellern Amstetten, që garon në ligën e dytë rajonale të Austrisë. Kontributi i tij është vlerësuar veçanërisht për tekniken e mirë, shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar raste të pastra shënimi. Rruga e tij është shembull frymëzimi për shumë të rinj shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe që punojnë çdo ditë për të arritur suksesin në sport. Me talent, përkushtim dhe mbështetjen e familjes, Ermali synon të vazhdojë ngjitjen e tij në futbollin profesionist. Një emër për t’u mbajtur mend. Një talent që premton shumë.Televizioni NEWS

