Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 25 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Debat për Këshillin e Integrimit, PS voton për bashkëkryesimin, PD: Do ta bojkotojmë

TV NewsBy TV News5 Dhjetor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këshilli Kombëtar i integrimit tashmë do të ketë bashkëdrejtim mes opozitës dhe mazhorancës.

Me 79 vota pro, parlamenti votoi ndryshimin, ndërsa më herët Këshilli i Integrimit udhëhiqej vetëm nga demokratët.

Ky vendim i Kuvendit shkaktoi debate mes palëve politike, pasi demokratët pretenduan se ky hap u mor pa konsultimin e tyre.

 “Ju e nisët këtë legjislaturë duke shkrirë Komisionin e Integrimit, vetëm për t’i hequr opozitës rolin thelbësor që ka në procesin e integrimit. Po na e shisni këtë projektligj sikur po i jepni opozitës një rol si bashkëdrejtuese në Këshillin e Integrimit, kur në fakt opozita historikisht ka patur drejtimin”, tha deputeti demokrat Gazment Bardhi.

Madje Bardhi akuzoi se mazhoranca po kërkon t’i heqë opozitës, rolin e saj në procesin e integrimit, duke paralajmëruar bojkot.

 “Nëse ka një ligj që propozohet në konflikt interesi, është ky. Taulant Balla propozon të bëjë veten bashkëkryetar të Këshillit të Integrimit. Në emër të grupit të PD, po e deklaroj këtu: Ky është Këshilli juaj. Ne nuk marrim më pjesë në Këshillin e Integrimit”, tha Bardhi.

Megjithatë, mazhoranca solli në vëmendje se vende të tjera, tashmë anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndjekur të njëjtën skemë.

“Ky projektligj garanton balancë politike dhe dialog të strukturuar. Kjo nuk është thjesht një zgjedhje teknike organizative, është një zgjedhje politike që shpresoj se ju përcjell të gjithëve një mesazh të qartë, procesi i anëtarësimit në BE nuk është thjesht një projekt i mazhorancës. Mund të jap shembuj disa vende të unionit, të cilët kanë ndjekur të njëjtën formulë gjatë procesi të tyre e tashmë janë pjesë e Bashkimit Europian”, tha deputetja socialiste Bora Muzhaqi.

Më herët socialistët kanë lajmëruar se janë një sërë ligjesh që duhen miratuar në kuadër të procesit të anëtarësimit, ndërsa një pjesë e madhe e tyre duhet të kalojë në parlament brenda vitit të ardhshëm.

Lexuar: 218

Lajme te ngjashme

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Rama: S’e di pse kam lënë përshtypjen që mund të jap dorëheqjen

Gazetari nga Bujanoci i reagon Blerim Latifit: Kosova s’mund t’u dalë kurrë borxhit shqiptarëve të Maqedonisë

Kroacia do të rris numrin e ushtarëve në Kosovë

Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.