Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pandeli Majko: Plot politikanë do mbahen mend nga servilët, Nano nuk ishte ajo kategori, i provoi të gjitha

31 Tetor, 2025

“Ju dua shumë”/ Me pranga në duar, Veliaj del nga Kushtetuesja për në burgun e Durrësit

31 Tetor, 2025

“22 Nëntori” po afrohet, Kongresi neglizhohet edhe sivjet

31 Tetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Pandeli Majko: Plot politikanë do mbahen mend nga servilët, Nano nuk ishte ajo kategori, i provoi të gjitha
  • “Ju dua shumë”/ Me pranga në duar, Veliaj del nga Kushtetuesja për në burgun e Durrësit
  • “22 Nëntori” po afrohet, Kongresi neglizhohet edhe sivjet
  • SPAK reagon zyrtarisht: Belinda Balluku merret e pandehur për shkelje të barazisë në tendera
  • Derbi i madh në elitën e basketbollit kosovar
  • Tetova, Kërçova, Struga…a do të shembet apo fortifikohet “kalaja” e BDI-së?
  • Kryetari i ri i Çashkës, Suat Shaqiri, zyrtarisht merr mandatin
  • DIBRANËT PARA RAUNDIT TË DYTË: Ku do të shkojnë votat e AKI-së?
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 31 Tetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

EKSKLUZIVE: Dorëzohet Stovjanovski, firmos aterimin e diasporës shqiptare në Shkup dhe Ohër

31 Tetor, 2025 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas reagimeve të forta nga media dhe ambasadat e huaja, Stojanovski firmos lejet për aeroplanët çarter me votues shqiptarë

Shkup, 31 tetor – Pas disa ditësh heshtje dhe refuzimi për të dhënë leje aterimi për gjashtë aeroplanë çarter të mbushur me votues shqiptarë nga diaspora, drejtori i Drejtorisë së Aviacionit Civil (DAC), Dragi Stojanovski, është dorëzuar. Vetëm pak minuta më parë, ai ka firmosur lejet për aterim në Shkup dhe Ohër të aeroplanëve që vijnë nga Dortmundi, Bazeli dhe Cyrihu, të cilët transportojnë votues shqiptarë që pritet të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunat Kërçovë, Strugë dhe Bërvenicë.

Sipas burimeve të gazetës KOHA, vendimi vjen pas presioneve të shumta, si nga mediat, ashtu edhe nga ambasadat e huaja në Maqedoninë e Veriut, që kanë kërkuar sqarime për bllokimin e pashpjegueshëm të fluturimeve. Siç kishte raportuar më herët KOHA, pas refuzimit për të dhënë lejet për aterim, pas qëndrimit të Stojanovskit qëndronte edhe ministri i Transportit, Aleksandër Nikollovski, i cili kishte urdhëruar që kërkesat e agjencive turistike nga Zvicra dhe Gjermania të mos miratoheshin.

Në reagim ndaj këtij vendimi, koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kishte informuar ambasadat e huaja në Shkup, duke akuzuar pushtetin për pengim të organizuar të votës së diasporës shqiptare në komunat ku gara elektorale është shumë e ngushtë. Kjo ndërhyrje diplomatike dhe reagimi i opinionit publik kanë detyruar më në fund Stojanovskin të nënshkruajë lejet e mbetura pezull.

Burime brenda institucionit të aviacionit civil konfirmojnë për KOHA-n se Stojanovski ka firmosur gjashtë kërkesat për aterim në Shkup dhe Ohër, pasi ishte paralajmëruar se mund të përballej me përgjegjësi penale për abuzim me detyrën zyrtare dhe diskriminim politik. Ndërkohë, për shkak të pasigurisë, diaspora shqiptare kishte njoftuar autoritetet në Prishtinë dhe Tiranë, që në rast të refuzimit përfundimtar, fluturimet çarter do të devijoheshin për në Aeroportin e Prishtinës dhe atë të Tiranës, prej nga pasagjerët do të udhëtonin drejt Maqedonisë për të votuar.

Lexuar: 66

Lajme të ngjashme

“22 Nëntori” po afrohet, Kongresi neglizhohet edhe sivjet

Tetova, Kërçova, Struga…a do të shembet apo fortifikohet “kalaja” e BDI-së?

Kryetari i ri i Çashkës, Suat Shaqiri, zyrtarisht merr mandatin

DIBRANËT PARA RAUNDIT TË DYTË: Ku do të shkojnë votat e AKI-së?

Arben Fetai: Dallgët e VLEN-it po zhurmojnë në çdo komunë — zgjimi i popullit pas 19 tetorit

Shkup: 33-vjeçari kërcënon për vdekje ish të dashurën dhe vëllain e saj!

showbiz

Horoskopi i Paolo Fox për sot – Parashikimet për të gjitha shenjat

Showbiz 31 Tetor, 2025

Yjet e kësaj dite të fundit të muajit të dhjetë lëvizin me energji magnetike, ndërsa…

Horoskopi sot, çfarë parashikojnë yjet për ju

Showbiz 30 Tetor, 2025

Dashi Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë…

Dafina Zeqiri “tërbon” me pamjet nga klipi i ri, duket mahnitëse pas lindjes

Showbiz 29 Tetor, 2025

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zbuluar së fundmi disa pamje nga xhirimet e klipit të saj…

Horoskopi ditor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Showbiz 29 Tetor, 2025

Dashi Ambienti planetar do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Do merreni vesh me…

Rita Ora dhe Taika Waititi duken në harmoni me stil të zi në natën e modës Vogue World: Hollywood

Showbiz 27 Tetor, 2025

Rita Ora, e njohur për stilin e saj të veçantë, mori frymëzim nga bashkëshorti i…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.