5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ODIHR publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar për procesin e 11 Majit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderatore Melisa Mehmetaj, analisti Ergys Mërtiri tha se raporti nuk kishte asgjë të re.
Sipas analistit në raport është përmendur edhe shitblerja e votës.
Pjesë nga intervista:
ODIHR publikoi dje raportin për zgjedhjet, të cilit opozita e mazhoranca i bëjnë lexime të ndryshme. Ju si i shihni gjetjet e misionit dhe faktin që në rekomandime nuk flitet fare për shitblerjen e votës?
Mërtiri: Sigurisht, pikë së pari, raporti i ODIHR nuk kishte ndonjë gjë të re. Pak a shumë është i njëjtë, siç ka qenë gjithmonë. Sigurisht, zgjedhjet të veçanta kanë probleme të veçanta, të cilat evidentohen më shumë në një palë zgjedhje apo në një tjetër. Shitblerja e votës sigurisht që shfaqej dhe përmendej në raport dhe thuhet që në shumë raste ishin fakte të shitblerjes së votës, por ajo nuk u rekomandua, për shkak se ajo nuk mund të luftohet me rekomandime. Shitblerja e votës duhet luftuar me organe hetimore, me organet e policisë mbi të gjitha, të cilat duhet të jenë në terren për ta konstatuar, për ta parë, për ta penguar dhe për të dërguar përpara drejtësisë, përpara prokurorisë. Në fakt, siç përmendej dhe në raport, pati disa raste të tilla.
/vizionplus.tv

