Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës të Berlin Global Dialogue (BGD), forumit ndërkombëtar të nivelit të lartë që mbahet çdo vit në kryeqytetin gjerman.
Kreu i qeverisë shkruan se do të marrë pjesë në këtë ngjarje prestigjioze, e cila fokusohet në sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
“Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan Rama.
/vizionplus.tv

