Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zbuloni përfitimet e mëdha shëndetësore nëse konsumoni kivi

18 Tetor, 2025

Afati për regjistrimin e partive, pritet që sot të mbyllë procedurën edhe Partia Demokratike

18 Tetor, 2025

“Zgjedhjet e 9 Nëntorit me AI”, Celibashi: Do aplikohet në numërimin e votave

18 Tetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Zbuloni përfitimet e mëdha shëndetësore nëse konsumoni kivi
  • Afati për regjistrimin e partive, pritet që sot të mbyllë procedurën edhe Partia Demokratike
  • “Zgjedhjet e 9 Nëntorit me AI”, Celibashi: Do aplikohet në numërimin e votave
  • Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”
  • Rama: Investoni në Shqipëri! Kryeministri fton sipërmarrësit turq
  • Tifozëve të Maccabi Tel Avivit u ndalohet hyrja në stadiumin e Aston Villës për ndeshjen e Ligës së Evropës
  • PS rrëzon komisionet e opozitës! Shumica i thotë “JO” kërkesës për hetimin e 11 Majit dhe çështjes “McGonigal”
  • Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 18 Tetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

17 Tetor, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të klasifikuara.

Aktakuza ndaj tij u ngrit të enjten.

Ai nuk foli për gazetarë teksa mbërriti në gjykatën e Grinbelt, Mariland, për t’u dorëzuar para autoriteteve dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës.

Bolton akuzohet se ndau informata të ndjeshme me dy të afërm të tij për përdorimin e mundshëm të tyre në një libër që po e shkruante, duke përfshirë shënime nga informimet e inteligjencës dhe takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe udhëheqës të huaj.

Avokati i Boltonit, Abbe Lowell, tha se Bolton nuk ka shpërndarë dhe nuk ka ruajtur në mënyrë të paligjshme asnjë dokument.

Hetimi kundër Boltonit nisi në vitin 2022.

Aktakuza ndaj Boltonit, e paraqitur në një gjykatë federale në Mariland, e ngarkon atë me tetë akuza për transmetim të informatave të mbrojtjes kombëtare dhe dhjetë akuza për mbajtje të këtyre informatave, të gjitha në kundërshtim me Aktin e Spiunazhit.

Për secilin pikë të aktakuzës ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet, por dënimi përfundimtar do të vendoset nga gjykatësi në bazë të një sërë faktorësh.

Në disa nga bisedat e përshkruara në aktakuzë, Bolton dhe të afërmit e tij – të paidentifikuar – diskutonin përdorimin e materialeve për një libër. Bolton i referohej dy personave me të cilët ndante shënimet e përditshme si “redaktorët” e tij, thuhet në aktakuzë.

“Po flas me [botuesin e librit] sepse ata kanë të drejtën e refuzimit të parë!” ka shkruar Bolton në një mesazh, sipas aktakuzës.

Bolton shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit./REL

Lexuar: 48

Lajme të ngjashme

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

Tifozëve të Maccabi Tel Avivit u ndalohet hyrja në stadiumin e Aston Villës për ndeshjen e Ligës së Evropës

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

Venezuela dislokon trupa, raportohet për sulm të ri të SHBA-së

Djali i Muamar Gadafit lirohet nga qelia pas dhjetë vitesh paraburgimi pa gjyq

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

showbiz

Leonora Jakupi opinioniste në ‘Big Brother VIP Kosova’?

Showbiz 18 Tetor, 2025

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi duket se mund të shfaqet në një rol krejtësisht ndryshe…

Rovena Stefa me fustan që tërheq vëmendje

Showbiz 18 Tetor, 2025

Këngëtarja Rovena Stefa ka publikuar një fotografi ku shfaqet me një fustan të zi që…

Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë në protestën e sotme në Tiranë

Showbiz 17 Tetor, 2025

Kryetari OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot në “Kosova Today” ka dhënë detaje rreth protestës së sotme…

Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë në protestën e sotme në Tiranë

Showbiz 17 Tetor, 2025

Kryetari OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot në “Kosova Today” ka dhënë detaje rreth protestës së sotme…

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Showbiz 16 Tetor, 2025

Dashi Ka rrezik që marrëdhënia në çift të jetë paksa delikate gjate kësaj dite. Do…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.