Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tahiri: Kurti iu ka shpallur luftë mediave

29 Korrik, 2026

Bruno Ceka nga shoqata shqiptaro-amerikane takon Mickoskin: Ja çfarë biseduan!

29 Korrik, 2026

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

29 Korrik, 2026

Mickoski i kërkon urgjentisht Prokurorisë të hapë procedurë për Filipçen

29 Korrik, 2026

Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

29 Korrik, 2026

Kujdes: ‘Vlojnë’ ujqit në në malësinë e Gjilanit dhe Likovës, përgjatë kufirit Kosovë-Maqedoni! (Video)

29 Korrik, 2026

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

29 Korrik, 2026

Arben Fetai edhe zyrtarisht i Dërguar Special për BE: Do të angazhohem për avancimin e integrimit evropian të vendit

29 Korrik, 2026

Deputeti serb “njeh” Kosovën, reagon Bërnabiqi: Ky është veç qëndrimi juaj, jo i Kuvendit

29 Korrik, 2026

Senati i SHBA-së i jep dritën e gjelbër sanksioneve të reja kundër Rusisë

29 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 29 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Begajt? Balla: Është nder që Presidenti të japë mësim. Alibeaj: Më mirë një president mësimdhënës, se hajdut

TV NewsBy TV News16 Tetor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën duke dhënë mësim në Akademinë e Forcave të Armatosura, ka qenë tema e diskutimit në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të enjte.

I ftuar në studio, juristi Alfred Balla ka deklaruar se është krenari që një President Republike të japë edhe mësim.

Ndërsa ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e cilësoi qesharake akuzat e PD, duke theksuar se nuk ka më mirë se një President të japë mësim.

Sipas Alibeajt, Begaj nuk duhet të jetë president, por jo për akuzat e opozitës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A qëndrojnë akuzat e opozitës ndaj Presidentit?

Balla: Unë kam qenë shumë vite deklarues, mos kanë të bëjnë për vitin 2022.

Borakaj: Po deri në fund.

Balla: Ajo mund të jetë edhe ndonjë e ardhur para se ai të zgjidhej.

Borakaj: Tjetra nga Akademia e FA.

Balla: Mund të ketë mësimdhënie.

Borakaj: Mund të japë mësimdhënie Presidenti?

Balla: Është nder që të japë presidenti mësim të hapur.

Borakaj: Në 2024 është në nivelin e 639 mijë lekëve, dhe në vitin 2022 është në vlerën e 1.8 milionë lekëve. A është morale dhe ligjore që Presidenti të japë mësim në Akademinë e FA?

Balla: Ligji nuk e lejon.

Alibeaj: Këtu jemi mazhoren dhe njerëz civilë, duhet të na karakterizojë një gjë, mos të na marrë marrëzia e turmave. Pse e them këtë? E them për faktin që kam parë dje edhe sot një vrull, një zell, e gjetëm fajtorin, ky është Bajram Begaj. Fillojmë tani që duhet të gjejmë ato 5 qindarkat.

Kola: Është çështje principi.

Alibeaj: Po të jetë për princip, Begaj nuk duhet të jetë President, por jo për këto arsye. Për atë dekretimin në kapërcim të Kushtetutës, për të cilën ai është i mandatuar të jetë diga e parë e Kushtetutës, dhe e dyta për faktin se është dita e 16 sot që Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit. Pse e bën këtë?

Kola: Pse e bën këtë?

Alibeaj: Asnjë arsye. Mosveprim total. Është një Gjykatë që duhen 9 anëtarë, ka vetëm 8-të. Ky është dëm i madh që Presidenti duhet të mbajë përgjegjësi deri në shkarkim. Çfarë ka bërë Begaj? Ka dhënë mësim dhe ka marrë ca para. Sa mirë që kemi një President që i deklaron të ardhurat e veta te ILDKP. Ne e dimë fare mirë se çfarë mase korruptive ka klasa politike, ndaj unë them më mirë një President i varfër dhe nuk është turp, sesa një President hajdut që nuk do t’i deklaronte.

Borakaj: Është legjitime?

Alibeaj: Anëtarët e GJK, deputetët, KLGJ, KLP japin mësim, sepse mësimdhënia nuk është ende mëkat.

Borakaj: E kanë të specifikuar ata që i vetmi aktivitet është mësimdhënia?

Alibeaj: Edhe Presidenti e ka. Ja pse nuk i ndalohet? Nuk kemi një ligj për Presidentin ne. Mësimdhënia kuptohet, akademizmi kuptohet.

Kola: A duhet ta kishte pritur Gjykatën Kushtetuese?

Alibeaj: Marrëzia sociale dhe publike është kjo, gjetëm fajtorin Bajram Begaj. E gjetëm të zotin dhe i bien të gjithë. E dini ç’po bëjnë në këtë rast? Sepse autori i të gjitha këtyre nuk është në presidencë, është në Kryeministri.

Kola: Nuk e faktojmë dot?

Alibeaj: Si nuk e faktoni, ju jeni gazetarë. Ishte Edi Rama një ditë të bukur, mblodhi këshillin Bashkiak në seli të partisë, i bëri rreshtore, u dha dhe se çfarë duhet të votonin dhe detyroi edhe Bajram Begajn të nxirrte dekretin. Pse Begaj u detyrua të shkonte pas vullnetit? Sepse prej 2008-ës sistemi ka bërë që të kemi një President kukull.

 

Lexuar: 12

Lajme te ngjashme

Tahiri: Kurti iu ka shpallur luftë mediave

Gërvalla nga Kalludra: Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet fati i çdo të zhdukuri

Kadriu-Deliu: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë

Limaj përkujton Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së

Vdekja e 3 kosovarëve në rrugën Shkup-Bllacë, avokati Koci kërkon ndihmë në Maqedoni, ja kërkesat?

Varreza masive në Kalludër të Zubin Potokut, Gërvalla: Shpresojmë në rezultate të sakta

Lajmet e fundit

Tahiri: Kurti iu ka shpallur luftë mediave

29 Korrik, 2026

Bruno Ceka nga shoqata shqiptaro-amerikane takon Mickoskin: Ja çfarë biseduan!

29 Korrik, 2026

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

29 Korrik, 2026

Mickoski i kërkon urgjentisht Prokurorisë të hapë procedurë për Filipçen

29 Korrik, 2026

Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

29 Korrik, 2026

Kujdes: ‘Vlojnë’ ujqit në në malësinë e Gjilanit dhe Likovës, përgjatë kufirit Kosovë-Maqedoni! (Video)

29 Korrik, 2026

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

29 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.