Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Diskutimet për Qeverinë: Çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

13 Nëntor, 2025

Andorrë – Shqipëri, formacionet zyrtare

13 Nëntor, 2025

Nga ndihma për ndryshimet në Kode te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi Lamallari-Nordio

13 Nëntor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Diskutimet për Qeverinë: Çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?
  • Andorrë – Shqipëri, formacionet zyrtare
  • Nga ndihma për ndryshimet në Kode te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi Lamallari-Nordio
  • Dy javë nga ndeshja e zjarrtë, “Ballistët” premtojnë udhëtim masiv drejt kryeqytetit për ndeshjen me Dritën
  • SPAK thirri Berishën për 21 Janarin! Kreu i PD: Do paraqitem, por ende nuk kam marrë njoftimin
  • S’ka dyshime: Nico Paz do të rikthehet tek Real Madridi në verë
  • Biznesit në Maqedoni i mungojnë 40.000 punëtorë
  • FJALA PËRSHËNDETËSE E PROF. DR. ILIR HASANI – NËNKRYETAR I KONGRESIT TË PARË KLINIK TË KIRURGËVE SHQIPTARË(VIDEO)
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 13 Nëntor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kërkesa e PD për shkarkimin e tij, reagon presidenti Bajram Begaj

15 Tetor, 2025 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partia Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në reagimin zyrtar, Presidenca thekson se Begaj nuk komenton nismat politike të asnjërës palë, pasi një veprim i tillë nuk përputhet me neutralitetin që kërkon funksioni i tij kushtetues.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas njoftimit, Kreu i Shtetit ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar nga sulmet politike.

Më tej në reagim thuhet se procedura për shkarkimin e Presidentit është instrument kushtetues i Parlamentit, i cili është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur

Presidenti shprehet se do t’i përgjigjet parlamentit me seriozitet dhe ndershmëri, ndërsa i bën thirrje Kuvendit që të hetojë pretendimet e ngritura nga grupi parlamentar i PD-së me profesionalizëm dhe transparencë të plotë.

DEKLARATA E PLOTË:

Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjërës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.

Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.

Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.

Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.

Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut.

/vizionplus.tv

Lexuar: 85

Lajme të ngjashme

Diskutimet për Qeverinë: Çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

Nga ndihma për ndryshimet në Kode te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi Lamallari-Nordio

SPAK thirri Berishën për 21 Janarin! Kreu i PD: Do paraqitem, por ende nuk kam marrë njoftimin

Marrëveshja për emigrantët, Rama: Do i përgjigjemi me “Po” çdo kërkese të Italisë

PD çon “hetimorët” në Kushtetuese, rrëzimi i kërkesës për ngritjen e komisioneve konsiderohet i padrejtë nga opozita

Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali, pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim

showbiz

Si është Gjesti, flet Gimbo për herë të parë

Showbiz 12 Nëntor, 2025

Gimbo, i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një…

Horoskopi 12 Nëntor 2025: Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Showbiz 12 Nëntor, 2025

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë marrëdhënie, sot mund të ndjeni një nevojë…

‘Parashqevi Simaku mund të kthehet në rrugë’, ngritet alarmi për këngëtaren

Showbiz 11 Nëntor, 2025

Biznesmeni dhe aktivisti Elton Ilirjani, një mik i ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka…

Horoskopi 11 Nëntor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Showbiz 11 Nëntor, 2025

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë fushën e dashurisë, sot mund të ndjeni…

Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet: Unikkatil në lidhje të re?

Showbiz 11 Nëntor, 2025

Ai është njeriu më misterioz i skenës shqiptare. Një figurë hermetike që kurrë nuk e…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.