Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pamje të reja nga sulmi në Banjskë – zbulohen lëvizjet e grupit serb

19 Nëntor, 2026

Parakalimi i çmendur kthehet në tragjedi! Tre burra vdesin në vend, tre të tjerë përfundojnë të plagosur në Kroaci.

18 Nëntor, 2026

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

18 Nëntor, 2026

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në Prishtinë

18 Nëntor, 2026

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026

Nuk kanë të ndalur punimet në Çair, Izet Mexhiti asfalton rrugën “Dervish Hima”

18 Nëntor, 2026

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

18 Nëntor, 2026

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 19 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tragjedi në Itali/ Tre karabinierë humbin jetën gjatë një dëbimi, motra dhe vëllëzërit shpërthyen bombolën e gazit, 13 të plagosur

TV NewsBy TV News14 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në Castel d’Azzano, pranë qytetit të Veronës në Italinë verilindore, ku tre efektivë të karabinierisë humbën jetën dhe 13 të tjerë, mes tyre karabinierë dhe oficerë policie, mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi gjatë një operacioni dëbimi.

Sipas autoriteteve italiane, shpërthimi ndodhi në momentin kur forcat e rendit po ekzekutonin një urdhër gjyqësor për dëbimin e tre vëllezërve e motrës, në një shtëpi të braktisur dykatëshe, e cila ishte zaptuar nga ta që prej një viti.

Dy prej personave të përfshirë, një vëlla dhe një motër në të 60-at, u ndaluan nga policia, ndërsa njëri prej vëllezërve arriti të largohej nga vendngjarja dhe është ende në kërkim.

Komandanti i karabinierëve të Veronës, Kolonel Claudio Pagano, deklaroi për Sky TG24 se “efektivët u goditën nga një shpërthim i qëllimshëm i një bombole gazi, në një akt absolutisht i çmendur.” Guvernatori i rajonit, Luca Zaia, shtoi se shpërthimi ndodhi në momentin që autoritetet hapën derën, pasi banesa ishte e mbushur me gaz.

Kjo ishte përpjekja e dytë për dëbimin e familjarëve, pasi një vit më parë autoritetet ishin detyruar të tërhiqeshin për shkak të kërcënimeve se do ta hidhnin shtëpinë në erë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe institucionet italiane. Kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e jetës së tre karabinierëve, të cilët ishin pjesë e forcave të militarizuara që luajnë një rol kyç në ruajtjen e rendit në Itali.

/vizionplus.tv

Lexuar: 40

Lajme te ngjashme

Parakalimi i çmendur kthehet në tragjedi! Tre burra vdesin në vend, tre të tjerë përfundojnë të plagosur në Kroaci.

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

Lajmet e fundit

Pamje të reja nga sulmi në Banjskë – zbulohen lëvizjet e grupit serb

19 Nëntor, 2026

Parakalimi i çmendur kthehet në tragjedi! Tre burra vdesin në vend, tre të tjerë përfundojnë të plagosur në Kroaci.

18 Nëntor, 2026

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

18 Nëntor, 2026

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në Prishtinë

18 Nëntor, 2026

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.