Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski me delegacionin qeveritar në SHBA për takime me burrështetas dhe institucione financiare

15 Shtator, 2026

LSH as me VLEN-in, as me AKI-n, Sela: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

15 Shtator, 2026

Paralajmërimi amerikan për 16 shtatorin, OVL-UÇK u bën thirrje veteranëve për qetësi

15 Shtator, 2026

Protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së/Sheshi “Skënderbej” – Shkup

15 Shtator, 2026

Fondit pensional i mungojnë rreth 1 miliardë euro në vit, Velkovski thotë se pensionet janë të sigurta

15 Shtator, 2026

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

15 Shtator, 2026

Doktoroi deputetja Ilire Dauti në shkencat ekonomike

15 Shtator, 2026

QMK: Nuk ka zjarre aktive në Maqedoni

15 Shtator, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

15 Shtator, 2026

Vuçiç njofton dorëheqjen: Largohem më 27 shtator

14 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 15 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: Faza e dytë nis tani!

TV NewsBy TV News14 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 14 tetor se faza e dytë e marrëveshjes për paqe në Gazë nis tani.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump i bëri thirrje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të lirojë trupat e mbetur të pengjeve të vrarë, duke thënë se ky hap është i nevojshëm për të lëvizur në fazën e dytë.

“Një barrë e madhe është hequr, por PUNA NUK KA PËRFUNDUAR. TË VDEKURIT NUK JANË KTHYER, SIÇ ËSHTË PREMTUAR”, shkroi Trump, një ditë pasi qëndroi në Izrael dhe Egjipt për të festuar marrëveshjen për përfundimin e luftës.

“Faza e dytë nis TANI”, shtoi ai.

Një ditë më parë, Hamasi liroi të 20 pengjet e gjalla, teksa Izraeli në këmbim liroi afër 2.000 palestinezë që ishin në burgjet izraelite.

Hamasi po ashtu ka dorëzuar te Kryqi i Kuq mbetjet mortore të disa pengjeve të vdekura. Kjo organizatë më pas ia ka dorëzuar trupat Izraelit.

Izraeli dhe Hamasi kanë pranuar një plan prej 20 pikash të prezantuar nga Trumpi. Faza e parë e planit parasheh lirimin e pengjeve, armëpushimin në Gazë – i cili ka nisur të zbatohet.

Plani po ashtu parasheh çarmatosjen e Hamasit, kërkesë e parashtruar edhe më herët nga Izraeli, por që nuk ishte pranuar nga Hamasi.

Gjatë qëndrimit në Izrael më 13 tetor, Trump tha se të gjithë janë dëshmitarë të një agimi historik të një Lindjeje të Mesme të re.

Më pas ai shkoi në Egjipt, në një samit ku morën pjesë mbi 20 udhëheqës botërorë. Gjatë samitit, ai dhe udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe Turqisë nënshkruan planin për paqe në Gazë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë./rel

Lexuar: 246

Lajme te ngjashme

Shefi diplomacisë polake: Për 6 javë do ta mposhtim Rusinë, pa ShBA-të

SHBA-të sulmojnë anijen iraniane, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Turqi ka nisur operacion ndaj organizatave LGBTQ+: Dhjetëra të arrestuar

Ukraina përgatitet për një dimër të ashpër, ndërsa sulmet ruse godasin ekonominë

“Nëse do bisedime eja në Moskë”, Lavrov i përgjigjet Zelenskyt: Nuk na mungon vullneti, por atij i mungon karakteri

Xi : Vendet e BRICS duhet të mbajnë një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme

Lajmet e fundit

Mickoski me delegacionin qeveritar në SHBA për takime me burrështetas dhe institucione financiare

15 Shtator, 2026

LSH as me VLEN-in, as me AKI-n, Sela: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

15 Shtator, 2026

Paralajmërimi amerikan për 16 shtatorin, OVL-UÇK u bën thirrje veteranëve për qetësi

15 Shtator, 2026

Protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së/Sheshi “Skënderbej” – Shkup

15 Shtator, 2026

Fondit pensional i mungojnë rreth 1 miliardë euro në vit, Velkovski thotë se pensionet janë të sigurta

15 Shtator, 2026

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

15 Shtator, 2026

Doktoroi deputetja Ilire Dauti në shkencat ekonomike

15 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.