Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoni

4 Korrik, 2026

BDI: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

4 Korrik, 2026

Dëshmi prekëse, flet vajza nga Shkupi: Ma thyen hundën dy herë!

4 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

4 Korrik, 2026

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

4 Korrik, 2026

Ahmeti: Kemi fituar edhe në luftë edhe në politikë

4 Korrik, 2026

Daut Beqiri: Aksion ndërgjegjësues në Haraçinë për parandalimin e zjarreve

4 Korrik, 2026

Pas tetë viteve një familje ia kthen shtëpinë Halil Kastratit: Falë Zotit jeta jonë tani ka ndryshuar!

4 Korrik, 2026

Tragjedi e rëndë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut: Mbyten gjyshi, gjyshja dhe dy nipërit 8 e 11 vjeç

4 Korrik, 2026

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 5 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Qeveria izraelite: Të gjithë pengjet e gjallë do të lirohen të hënën në mëngjes

TV NewsBy TV News12 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Izraeli ka njoftuar kohën kur pritet lirimi i pengjeve nga Hamasi.

Zëdhënësja e qeverisë së vendit, Shos Bedrosian, tha se të gjithë pengjet e gjallë pritet të lirohen në orët e para të së hënës (nga ora 4 deri në 6 të mëngjesit).

Fillimisht, ata do të vendosen nën mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq dhe më pas do të transferohen në Izrael.

Më vonë, siç njoftoi qeveria izraelite, Hamasi do të dorëzojë trupat e 28 pengjeve të vdekur, megjithatë, organizata palestineze sqaroi se nuk mund të përcaktojë kohën e saktë se kur do të përfundojë ky proces, pasi gjetja e tyre mund të kërkojë kohë.

Nëse Hamasi nuk arrin të gjejë trupat e disa prej pengjeve, një komitet ndërkombëtar do të ndihmojë në gjetjen e tyre, tha Bedrosian.

“Një organizatë ndërkombëtare, e cila u dakordësua me këtë plan (armëpushim), do të ndihmojë në gjetjen e pengjeve nëse ata nuk gjenden dhe lirohen nesër”, tha ajo, duke shtuar: “Kryeministri këmbëngul që ne do të veprojmë për të gjetur të gjithë këta pengje sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ne do ta bëjmë këtë si një detyrë të shenjtë të përgjegjësisë së përbashkët. Të 48 pengjet tona do të kthehen në Izrael, qofshin gjallë apo të vdekur.”

Dy orë para lirimit të pengjeve të gjalla, Kryqi i Kuq do t’u ofrojë autoriteteve izraelite informacion përkatës.

Bedrosian tha gjithashtu se asnjë aktivitet propagandistik nuk do të mbahet nga Hamasi në kohën e lirimit të pengjeve.

Në lirimet e mëparshme, organizata palestineze mbajti ceremoni para turmave përpara se t’ia dorëzonte njerëzit që kishte rrëmbyer Kryqit të Kuq, si të gjallët ashtu edhe të vdekurit./vizionplus.tv

Lexuar: 236

Lajme te ngjashme

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lajmet e fundit

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoni

4 Korrik, 2026

BDI: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

4 Korrik, 2026

Dëshmi prekëse, flet vajza nga Shkupi: Ma thyen hundën dy herë!

4 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

4 Korrik, 2026

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

4 Korrik, 2026

Ahmeti: Kemi fituar edhe në luftë edhe në politikë

4 Korrik, 2026

Daut Beqiri: Aksion ndërgjegjësues në Haraçinë për parandalimin e zjarreve

4 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.