Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Donald Trump: Hamasi po përgatitet të kthejë pengjet izraelitë! Kushtet e shkëmbimit

TV NewsBy TV News11 Tetor, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Donald Trump tha se Hamasi aktualisht po përgatitet për t’i dorëzuar Izraelit pengjet pas marrëveshjes historike të paqes të firmosur mes Izraelit dhe Palestinës.

Ky zhvillim shënon hapin e parë në zbatimin e një armëpushimi në Gaza pas më shumë se dy vitesh lufte.

Sipas marrëveshjes, Hamasi do të lirojë rreth 20 pengje izraelite deri të hënën, ndërsa Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë dhe 1,700 persona që u arrestuan në Gaza gjatë dy viteve të fundit pa akuza.

Trump tha se disa nga pengjet po “mbaheshin në kushte jashtëzakonisht të vështira”, duke shprehur optimizëm se shkëmbimi do të përfundonte “i sigurt”.

Pas armëpushimit, Izraeli tërhoqi pjesërisht trupat e tij nga Gaza

Komanda ushtarake izraelite njoftoi se forcat e saj kishin “ndërprerë operacionet” me qëllim lehtësimin e procesit të shkëmbimit dhe kthimin e pengjeve.

Pentagoni konfirmoi disa orë më vonë se Izraeli kishte përfunduar fazën e parë të tërheqjes, duke ruajtur kontrollin mbi rreth 53% të territorit palestinez.

Me fillimin e armëpushimit, dhjetëra mijëra palestinezë filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre të shkatërruara në Gazën veriore, një zonë që është pothuajse rrafshuar nga bombardimet izraelite. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Bassal, tha se rreth 200,000 banorë ishin kthyer në shtëpitë e tyre që nga e premtja.

BE njoftoi se misioni i saj në pikën kufitare Rafah midis Gazës dhe Egjiptit do të rihapet më 14 tetor, me qëllim lehtësimin e kalimit të civilëve dhe ndihmës humanitare.

Kushtet e shkëmbimit

Marrëveshja përcakton që procesi i shkëmbimit do të zhvillohet “pa ceremoni publike ose mbulim mediatik”.

Në të kaluarën, dorëzimi i pengjeve është mbikëqyrur nga Kryqi i Kuq, i cili transportoi pengjet e liruara në Izrael.

Organizata bëri thirrje që shkëmbimet të kryhen “me respekt dhe siguri”, duke shmangur skenat e kaosit që kanë ndodhur në rastet e mëparshme kur Hamasi ka shkëmbyer pengje publikisht.

Lista e të burgosurve që do të lirohen nga Izraeli përfshin kryesisht anëtarë të Hamasit dhe Fatahut, shumë prej të cilëve janë dënuar për sulme kundër ushtarëve ose civilëve izraelitë.

I burgosuri më i vjetër është anëtari 64-vjeçar i Fatahut, Samir Abu Naama, i cili u arrestua në vitin 1986 në Bregun Perëndimor për vendosjen e eksplozivëve. Më i riu është 18-vjeçari Mohamed Abu Qatish, i cili u arrestua në vitin 2022 në moshën 16 vjeçare për tentativë therjeje me thikë.

Mesazhi i Netanyahut

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi marrëveshjen, duke thënë se “dy vjet pas ditës së zezë të 7 tetorit, ka ardhur koha për kthimin e vëllezërve tanë”.

Në një deklaratë, ai theksoi: “Këtë herë, festa e Simchat Torah do të jetë një ditë gëzimi kombëtar, dita kur populli ynë do të kthehet në shtëpi”./vizionplus.tv

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.