Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Europa në krah të Ukrainës, liderët kërkojnë masa më të forta kundër Rusisë

TV NewsBy TV News2 Tetor, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në hapjen e takimit të komunitetit politik në Danimarkë, kryeministrja e vendit bëri thirrje për ndaljen e agresionit rus.

“Gjatë muajve të fundit, është folur shumë për paqen në Ukrainë, me takime, takime paraprake dhe informime rreth takimeve, dhe ndërkohë, Rusia vazhdon sulmet e saj brutale. Duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve tani: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet ta bëjë këtë.”

Ndërkohë, Zelensky bëri thirrje për bashkëpunim, pasi rreziku, sipas tij, është për të gjithë Evropën.

“Nëse rusët guxojnë të lëshojnë dronë kundër Polonisë ose të shkelin hapësirën ajrore të vendeve të Evropës Veriore, kjo do të thotë se kjo mund të ndodhë kudo – në Evropën Perëndimore, në Jug. Ne kemi nevojë për reagim të shpejtë dhe efektiv, si dhe forca mbrojtëse që dinë si të merren me dronë. Ne gjithashtu duhet të mbështesim thirrjen e Presidentit Trump për të ndaluar blerjen e naftës ruse këtu në Evropë. Është dritëshkurtësi të shkosh kundër SHBA-së – dhe djemtë nga Hungaria duhet ta dëgjojnë qartë këtë. Energjia nga SHBA-ja dhe partnerë të tjerë mund të mbushë boshllëkun në tregun evropian.”

Presidenti i Këshillit, Antonio Costa, tha se të gjithë duhet të mbështesin Ukrainën.

“Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të mobilizohemi për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës, nga një këndvështrim ushtarak, nga një këndvështrim politik, nga një këndvështrim diplomatik, nga një këndvështrim ekonomik. Sepse ajo që është në lojë në Ukrainë nuk është vetëm e drejta e Ukrainës për të qenë një vend i lirë dhe sovran, por është e drejta ndërkombëtare.”

Në një tjetër panel, presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Evropës që të veprojë ndaj “flotës në hije” të Rusisë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të rritet presioni për këtë ‘flotë në hije’, sepse qartësisht do të reduktonte kapacitetin financiar për këtë luftë. ‘Flota në hije’, që besohet se përfshin deri në 1.000 anije, përfaqëson ‘dhjetëra miliarda euro të buxhetit të Rusisë’ dhe ‘përbën 40 për qind të përpjekjes së saj luftarake’,”
tha Emmanuel Macron, President i Francës.

Edhe Starmer ishte në të njëjtën linjë me liderët evropianë.

“Ata janë të palëkundur dhe tregojnë një oreks për ta vazhduar këtë, dhe ne duhet ta luftojmë me gjithçka që kemi. Dhe është një kujtesë për të gjithë ne… se kjo nuk është vetëm një çështje e sovranitetit ukrainas, është një çështje e vlerave dhe lirive të të gjithëve ne, veçanërisht në Evropë, dhe se të gjithë jemi në këtë luftë në lidhje me agresionin rus.”

Ndërsa kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se Evropa nuk është para një lufte, por po përballet me të.

/vizionplus.tv

Lexuar: 474

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.