Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Presidenti amerikan pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, a do të shpallë Trump një marrëveshje me Izraelin për Gazën?

TV NewsBy TV News29 Shtator, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Njoftimi se do të ketë një konferencë për shtyp pas takimit të sotëm vendimtar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë nxit spekulimet se administrata amerikane po përgatitet të njoftojë finalizimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve të fundit izraelitë, raportuan sot mediat izraelite.

Presidenti amerikan mirëpret kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë sot, menjëherë pasi premtoi një “marrëveshje” për Gazën dhe vuri veton ndaj një aneksimi të mundshëm të Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Kemi një mundësi reale për të arritur diçka të madhe në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë gati për diçka të veçantë, diçka që po ndodh për herë të parë. Ne do ta bëjmë”, shkroi presidenti amerikan dje, të dielën, në platformën e tij, Truth Social.

Ky është biseda e katërt midis dy udhëheqësve që nga inaugurimi i republikanit më 20 janar. Një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar për në mbrëmje.

Axios: Shumë afër arritjes së një marrëveshjeje

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje mbi planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pas bisedimeve midis të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff, dhëndrit të Trump, Jared Kushner, dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi gazetari i Axios, Barak Ravid, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.

Plani amerikan

Propozimi i fundit amerikan, të cilin udhëheqësi republikan ia ka paraqitur tashmë në telefon Benjamin Netanyahut dhe personalisht udhëheqësve myslimanë, premton të sjellë paqe në territorin palestinez, i cili është shkatërruar pas dy vitesh agresioni vdekjeprurës izraelit.

“Unë besoj se kemi një marrëveshje,” siguroi Donald Trump të premten.

“Do të jetë një marrëveshje që do të kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës,” premtoi presidenti amerikan nga Shtëpia e Bardhë.

Pothuajse në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit po mbante një fjalim shumë agresiv në OKB, duke premtuar të “përfundonte punën” kundër Hamasit.

Sipas një burimi diplomatik, plani amerikan parashikon një armëpushim të përhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në territorin palestinez, një tërheqje izraelite dhe qeverisje të ardhshme të Gazës pa Hamasin./vizionplus.tv

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.