Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Do niste një jetë të re pa ta! 45 vjeçarja vret fëmijët e saj 6 dhe 8 vjeç, trupat u gjetën pas katër vitesh në valixhe

TV NewsBy TV News24 Shtator, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një juri në Gjykatën e Lartë në Auckland, Zelandë e Re, shpalli të martën fajtore Hakyung Lee për vrasjen e dy fëmijëve të saj të mitur në vitin 2018, trupat e të cilëve u gjetën katër vite më vonë në valixhe të braktisura në një njësí magazinimi.

Lee, 45 vjeç, një shtetase e Zelandës së Re me origjinë koreano-jugore, u akuzua për vrasjen e djalit të saj Minu Jo, 6 vjeç, dhe vajzës Yuna Jo, 8 vjeç, në qershor të vitit 2018. Pas krimit, ajo u largua për në Korenë e Jugut, ku edhe ndryshoi emrin e saj. Ajo u ekstradua në Zelandën e Re në nëntor 2022 për t’u përballur me drejtësinë.

Avokatët e saj pretenduan se Lee ishte në gjendje të rënduar mendore dhe kishte vepruar nën ndikimin e sëmundjes mendore pas vdekjes së bashkëshortit të saj. Avokatja Lorraine Smith tha se ajo kishte administruar fëmijëve medikamente antidepresive që shkaktuan vdekjen e tyre, por se veprimet e saj erdhën si pasojë e “çmendurisë”.

Megjithatë, prokuroria argumentoi se edhe pse Lee vuante nga depresioni, ai nuk ishte aq i rëndë sa të justifikonte një mbrojtje për papërgjegjshmëri mendore. Prokurorja Natalie Walker tha se veprimet e saj ishin të planifikuara dhe të motivuara nga egoizmi, pasi donte të fillonte një jetë të re pa fëmijët.

Babai i tyre kishte vdekur nga kanceri në fund të vitit 2017.

Trupat e pajetë u zbuluan vetëm në vitin 2022, kur Lee kishte ndaluar së paguari tarifat e magazinës dhe përmbajtja e njësisë u shit në një ankand online. Blerësit gjetën trupat brenda valixheve dhe njoftuan policinë.

Pas shpalljes së fajësisë, gjykatësi Geoffrey Venning urdhëroi që Lee të qëndrojë në paraburgim deri në seancën e dënimit që do të mbahet më 26 nëntor. Në Zelandën e Re, dënimi për vrasje është burgim i përjetshëm, me një minimum prej 10 vitesh para se të mund të kërkohet lirimi me kusht.

/vizionplus.tv

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.