Petro Edmond Piti për disa nga ju mund të mos I kujtojë gjë si emër, por për banorët e zonës së Urës Vajgurore, njihet si djali 23 vjeçarë shëmbullor me sjelljen e tij, djalë punëtor, I përkushtuar, I ndershmë dhe i kudogjendur për të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmën e tij.
Nuk duhet të jesh i vjetër për të lënë një emër të madh — mjafton të jesh i drejtë, i ndershëm dhe i vërtetë edhe në pak vite jetë , mbahesh mend gjatë , kjo vlen edhe për Petro Edmond Pitin, I cili humbi jetën një vite më parë nga një aksident.
Sot pas një viti miq shokë, familjarë dhe banorë të zonës janë mbledhur në Urën Vajgurore për të kujtuar emrin e tij tashmë të përjetësuar në një rrugë.
Nga sot zona e Urës Vajgurore do të ketë emrin Rruga “Petro Edmond Piti”, një emer, I cili mban brenda dy dhimbje për familjen Piti.
Kujton Petron, që humbi jetën nga një aksidet dhe Edmondin, babain e tij, i cili gjithashtu para pesë viteve ka humbur jeten për shkak të virusit, I cili mori shumë jete Covitit.
Sot, ne Uren Vajgurore, nje rruge mori emrin e tij. Nuk eshte thjesht nje tabele me emer – eshte nje shenje dashurie, dhembjeje, por edhe krenarie. Petro ishte nje djale i rralle, punetor, i qete, i perkushtuar, me endrra te medha dhe nje shpirt te paster. Ai nuk beri zhurme, por la gjurme.
Të pranishëm në këtë ceromoni ishin edhe drejtuesit e kësaj bashkie, të cilët u shprehen se, “me kete nisme, ne nuk i japim thjesht nje emer nje rruge, por i japim brezave te rinj nje frymezim: te jene si Petro – te ndershem, te thjeshte, te perkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit.
Gjithashtu ata falenderuan familjen Piti, per forcen, per kujtimet e ndara, per dashurine qe nuk shuhet. “Petro do te mbetet perhere nje drite ne qytetin tone – nje simbol i miresise qe nuk harrohet”.
Sot, Ura Vajgurore nderon nje nga bijte e saj me te mire. Dhe bashke me kete rruge, do te ruhet perhere edhe kujtim I tij.


