Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 30 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sasia e grurit gati i plotëson nevojat vendore

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prodhimi i grurit në Maqedoni sivjet shënon rendimente të rritura me një prodhim prej 280 deri në 300.000 ton grurë, i cili do të plotësojë nevojat e brendshme. Nga Ministria e Bujqësisë, thonë se ka një rritje prej 2 % të sipërfaqes së mbjellë me grurë në vitin 2025.

 

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 16 shtator- Prodhimi i grurit në Maqedoni sivjet shënon rendimente të rritura me një prodhim prej 280 deri në 300.000 tonë grurë, i cili do të plotësojë nevojat e brendshme. Nga Ministria e Bujqësisë, thonë se ka një rritje prej 2 për qind të sipërfaqes së mbjellë me grurë në vitin 2025. Gjithashtu sipas të dhënave fillestare po shënohet edhe një rritje serioze e mesatares në nivel shtetëror me 4 ton për hektar. Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski tha se me mbi 280.000 ton grurë nga prodhimi i këtij viti, pothuajse i plotësojmë nevojat tona të brendshme dhe këtë vit nuk kemi nevojë të varemi nga importi.

Sipas tij, sipërfaqet me grurë janë rritur dhe korrja është e cilësisë së mirë dhe e mjaftueshme për nevojat e brendshme.

“Me cilësinë e mirë, me sasinë që arrijmë, Maqedonia do të qëndrojë në këmbët e veta, nuk ka nevojë të varet nga importi i grurit nga vendet fqinje ose vende të tjera, por përkundrazi, fermerët tanë do të prodhojnë për kapacitetet tona përpunuese. Ministria dhe Qeveria janë në dispozicionin tonë, për ta reflektuar këtë cilësi dhe sasi për vitin e ardhshëm, 2026”, tha Tripunovski. Sipas ministrit Tripunovski, cilësia jashtëzakonisht e mirë e grurit është e pranueshme për industrinë e bluarjes dhe pjekjes, dhe rezervat e mallrave janë bërë nga gruri vendas.

“Këtë vit kemi cilësi vërtet të mirë, e cila është e pranueshme për industrinë tonë të bluarjes dhe pjekjes dhe kjo do të thotë se nuk kemi më nevojë të varemi nga importet këtë vit. Kemi bërë përpjekje për të mbushur rezervat tona të mallrave me grurë vendas, dhe vitin e ardhshëm do të ndërhyjmë pikërisht gjatë korrjes kur do të marrim pjesë në rregullimin e çmimit të blerjes,” theksoi Tripunovski.

Në prag të mbjelljeve të vjeshtës, do të bëhen përpjekje për të ruajtur cilësinë dhe sasinë e grurit të këtij viti. Nga dikasteri i bujqësisë thonë se po planifikohen disa modifikime për këtë prodhim për ta stabilizuar dhe ndoshta për ta rritur. Do të diskutohet edhe programi për vitin 2026, për materialin e farës me një mbështetje shtesë me qëllim që të ruhet ky nivel i prodhimit. Janë adresuar edhe ankesat se në të kaluarën, shteti lejonte që rezervat e mallrave të mbusheshin me grurë të importuar, në vend të prodhimit vendas. Në një nga seancat qeveritare, u mor vendim sipas të cilit, Agjencia për Rezervat e Mallrave do të blejë 9.000 ton grurë nga fermerët individualë për nevojat e rezervave të mallrave.

Rezervat e mallrave do të rimbushen në disa rajone në të gjithë Maqedoninë, duke përfshirë rajonin e Manastirit, rajonin e Prilepit, pjesë të rajonit të Ovçepoles dhe zona në Maqedoninë Perëndimore.

Në ndërkohë, që në fillim të korrikut, si mullixhinjtë ashtu edhe fermerët, theksuan se fillimi i korrjes tregon se ka rendimente dhe cilësi të mirë të grurit. (koha.mk)

Lexuar: 71

Lajme te ngjashme

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.