Aleanca Kombëtare për Integrim, duke u mbështetur fuqishëm mbi idealin e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat fituese për zgjedhjet lokale të tetorit. Kështu thuhet në njoftimin e AKI-së, sipas të cilës, ky proces nuk është vetëm një garë elektorale, por një referendum gjithëpopullor për rikthimin e dinjitetit, barazisë dhe të ardhmes evropiane të vendit tonë.
“Aleanca Kombëtare për Integrim garon me 23 kandidatë për kryetar komune (përfshirë Qytetin e Shkupit) dhe me 34 lista për këshilltarë komunalë në gjithë vendin”.
Lista e plotë e kandidatëve për Kryetar Komune dhe Bartësve të listave për Këshilla Komunalë:
- Qyteti i Shkupit – Kryetar: Skender Rexhepi – Zejdi, Bartës: Abdul-Selam Selami
- Dollnen – Kryetar: Flamur Gjoleka, Bartës: Ramiz Aliu
- Çair – Kryetar: Bujar Osmani, Bartës: Kemal Matoshi
- Tetovë – Kryetar: Bajram Rexhepi, Bartës: Asaf Abdurahmani
- Gostivar – Kryetar: Valbon Limani, Bartës: Valdet Xhaferi
- Kërçovë – Kryetar: Fatmir Dehari, Bartës: Ilir Rushani
- Saraj – Kryetar: Blerant Ramadani, Bartës: Ilas Veseli
- Strugë – Kryetar: Arsim Dalipi, Bartës: Faton Pollozhani
- Dibër – Kryetar: Ilirijan Fetahu, Bartës: Artin Spahiu
- Studeniçan – Kryetar: Ejup Abazi, Bartës: Avdil Imeri
- Zhelinë – Kryetar: Emir Sulejmani, Bartës: Memet Neziri
- Vrapçisht – Kryetar: Isen Shabani, Bartës: Evzal Arsllani
- Haraçinë – Kryetar: Skender Isufi, Bartës: Arben Mustafi
- Pllasnicë – Kryetar: Alija Jahoski, Bartës: Anifija Saitoski
- Bogovinë – Kryetar: Besnik Emshiu, Bartës: Arton Aliti
- Bërvenicë – Kryetar: Enver Pajaziti, Bartës: Idriz Idrizi
- Tearcë – Kryetar: Nazim Taipi, Bartës: Zemri Idrizi
- Likovë – Kryetar: Erkan Arifi, Bartës: Zekirija Shahini
- Çashkë – Kryetar: Suat Shaqiri, Bartës: Semir Zeqirov
- Kumanovë – Kryetar: Selver Ajdini, Bartës: Blerim Iseni
- Butel – Kryetar: Isamedin Azizi, Bartës: Linkest Lumani
- Resnjë – Kryetar: Maliq Shemshedini, Bartës: Arian Mujedini
- Jegunovcë – Kryetar: Nasir Abazi, Bartës: Arbin Sabrii
Bartës të listave për Këshilla Komunalë në komuna të tjera:
- Shuto Orizarë – Zaim Leskovica
- Manastir – Valdeta Musai
- Sopishtë – Qazim Sulovski
- Krushevë – Agim Bajramoski
- Petrovec – Remzi Haliti
- Çuçer Sandevë – Vait Tusha
- Mavrovë – Sead Asani
- Gazi Babë – Makfire Iseni
- Veles – Llokman Salija
- Zelenikovë – Reafik Bekirovski
- Karposh – Lirim Kadriu
Tetori është momenti i së vërtetës. Është ora e mobilizimit kombëtar. Është koha që çdo qytetar, çdo i ri dhe e re, çdo familje që beson në barazi dhe të ardhme evropiane, të ngrihet në këmbë në mbështetje të Aleancës Kombëtare për Integrim.
Ky është referendumi i dinjitetit.
Ky është vullneti i popullit.

