Çdo ditë që kalon, vizioni ynë për një Çair të ri po merr gjithnjë e më shumë kuptim. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se kush duhet t’i prijë kësaj komune, kush është i gatshëm të marrë përgjegjësinë dhe ta kthejë Çairin në shembull të zhvillimit, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarit.
Kjo është arsyeja pse karvani i përkrahësve po rritet çdo ditë. Nuk janë vetëm simpatizantët tanë të përhershëm që po na mbështesin, sot shohim edhe votues të palës tjetër që po rreshtohen pranë nesh, sepse e kuptojnë se fryma e re është më e fortë se çdo interes i ngushtë politik.
#besëlidhja #AKI


