Arlinda Shabani – ushtruese detyre e Komandantes në Pikën Kufitare Bellanoc-Stançiç
Arlinda Shabani është femra e parë shqiptare nga Komuna e Likovës që mban pozitën ushtruese detyre e Komandantes në Pikën Kufitare Bellanoc-Stançiç.
Me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në fushën e sigurisë kufitare, ajo ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme brenda strukturave të rendit, duke fituar respektin e kolegëve dhe të banorëve të kësaj komune Përmes këtij emërimi,
znj. Shabani jo vetëm që shënon një arritje personale të rëndësishme, por gjithashtu hap rrugë për përfaqësimin më të madh të grave shqiptare në pozita udhëheqëse në sektorin e sigurisë. Ajo përfaqëson një shembull frymëzues për të rinjtë, veçanërisht për vajzat, se përkushtimi, integriteti dhe aftësitë profesionale mund të çojnë drejt përgjegjësive të larta dhe rolit aktiv në ndërtimin e institucioneve të fuqishme.
Urojmë që në të ardhmen e afërt ta shohim znj. Shabani në pozitën e komandantes së kësaj pike kufitare, me suksese të reja dhe përgjegjësi edhe më të mëdha. Televizioni News


