Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI akuzon Çairin për 100 mijë euro materiale propaganduese që askush nuk i ka parë!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komuna e Çairit ka shpërdoruar afër 100 mijë euro nga paratë e qytetarëve, duke i derdhur në kontratë fiktive për materiale të ashtuquajtura “propaganduese” siç janë: notesa 500 copë, eko-notesa 1000 copë, defterë 1000, stilolapsa antibakterial 5000 copë, çadra të llojeve të ndryshme, bluza, kapele, broshura, flet-falënderime, të gjitha këto me sasi prej 100.000 deri 200.000 copë. Kështu ka akuzuar dje Bujar Sopas nga BDI, ndërsa ka shtuar se, përveç çmimeve të fryra katër-pesë fish më shtrenjtë sesa kushtojnë realisht, këto materiale nuk ekzistojnë askund – askush nuk i ka parë.

“Bëhet fjalë për marrëveshje të fabrikuara vetëm për të nxjerrë para nga buxheti i Komunës, për t’i kaluar më pas në xhepa privatë. Këto nuk janë materiale propaganduese, por janë mekanizma të pastër korrupsioni. Marrëveshja kushton rrafsh 5.854.806 denarë, ose rreth 100.000 euro. Ndërkohë që banorët e Çairit përballen me probleme të përditshme, kërkojnë ndihma sociale e trokasin në derën e komunës për një vend pune apo për mjete për shëndet, drejtuesit e komunës shpenzojnë qindra mijëra euro për artikuj që nuk ekzistojnë”, ka akuzuar Sopas.

Ky, sipas tij, është një poshtërim për banorët e Çairit. “Ju kërkojnë votën me 400 euro punësim, ndërsa pasurohen pa kufi me qindra mijëra euro nga tenderë fiktivë. Ky është abuzim i pashembullt. Kërkesa është e qartë: transparencë të menjëhershme mbi këto kontrata, publikimin e të gjitha faturave dhe raportet e pranimit të materialeve. Po ashtu, përgjegjësi nga të gjithë ata që e shndërruan buxhetin e Komunës së Çairit në bankomat privat. Komuna nuk është pronë private. Paratë i takojnë qytetarëve. Dhe ne nuk do të lejojmë më të vidhen në këtë mënyrë”.

Në emër të BDi-së, Sopas ka thënë se “i bëjmë me dije dyshes së korrupsionit, Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut se që më 20 tetor në mëngjes, do të hetohet marrëveshje dhe çdo denarë i vjedhur nga paratë e qytetarëve. Përgjegjësi do të ketë dhe kjo ditë po vjen shpejtë!”.

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.