Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

TV NewsBy TV News12 Gusht, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori bërthamor në sipërfaqen e Hënës, me synim furnizimin e misioneve të eksplorimit dhe krijimin e një baze të përhershme.

Sipas një udhëzimi të datës 31 korrik, të siguruar nga CNN, kjo lëvizje synon ta mbajë SHBA-në përpara Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë shpallur disa herë planet e tyre për një projekt të përbashkët të këtij lloji deri në mesin e viteve 2030.

Duffy paralajmëroi se, nëse një vend tjetër e realizon i pari këtë arritje, mund të shpallë një “zonë të ndaluar” në Hënë, duke penguar planet amerikane përmes programit “Artemis”.

Misioni “Artemis III”, i planifikuar për vitin 2027, synon të rikthejë njerëzit në Hënë për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, por programi ende ka disa sfida përpara. “Jemi në një garë për në Hënë, në një garë me Kinën. Dhe për të pasur një bazë në Hënë, na duhet energji,” deklaroi Duffy.

Udhëzimi kërkon emërimin brenda 30 ditësh të një drejtuesi ekzekutiv për projektin. NASA ka bashkëpunuar më parë me Departamentin e Energjisë për projekte të ngjashme, përfshirë sistemin e energjisë nga fisioni që mund të prodhojë të paktën 40 kilovat energji — mjaftueshëm për të furnizuar 30 shtëpi për një dekadë. Megjithatë, për operacione afatgjata në Hënë, nevojiten të paktën 100 kWe.

Një reaktor bërthamor do të ishte vendimtar për misionet e gjata në Hënë dhe do të shërbente si bazë teknologjike për eksplorimin e Marsit. “Nëse duam të mbajmë jetë në Hënë dhe të shkojmë më pas në Mars, kjo teknologji është jetike, Amerika do të jetë vendi I pare që vendos energji në Hënë” theksoi Duffy.

Ky është udhëzimi i parë i madh i Duffy-t që prej marrjes së detyrës në korrik, krahas postit të Sekretarit të Transportit, për të cilin është kritikuar.

Ai gjithashtu ka urdhëruar përshpejtimin e përpjekjeve për ndërtimin e një stacioni hapësinor komercial që do të zëvendësojë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, i cili pritet të dalë jashtë përdorimit deri në vitin 2030.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.