Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Pas ndarjes rezident–jorezident, BDI dhe Taravari duan ta zhdukin diasporën edhe nga votimi

17 Janar, 2026

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

17 Janar, 2026

Iseni: SMS-të për gjobat edhe në gjuhën shqipe, për një vit e gjysmë janë avancuar 300 shqiptarë në polici

17 Janar, 2026

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

17 Janar, 2026

Policia gjen armë zjarri dhe elektroshok në një bastisje në rajonin e Kumanovës, një i arrestuar

17 Janar, 2026

Arrestohet 57-vjeçari nga Tetova, ka incizuar 18 vjeçaren

17 Janar, 2026

58-vjeçari që jeton i vetëm apelon për ndihmë

17 Janar, 2026

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të thata

17 Janar, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

17 Janar, 2026

BMW e shtrenjt nxiti “muhabet”, ja çka thotë Kasami?

16 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 18 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Balotelli: “Ëndrra, të luaj në Real Madrid, pendimi Barcelona dhe pse karriera s’ka mbaruar”

TV NewsBy TV News11 Gusht, 2025 Sport Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mario Balotelli zbulon se “ëndrra” e tij është të luajë për Real Madridin, ndërsa ka pengje rreth Barcelonës dhe Italisë, por nuk ka ndërmend të varë këpucët ende. “Mund të kisha dhënë më shumë në do të përpiqesha.”

Nesër ai feston ditëlindjen e 35-të dhe u ul me La Gazzetta dello Sport për një intervistë të gjatë, duke parë pas në karrierën e tij.

Megjithëse është lojtar i lirë pas përfundimit të eksperiencës së tij të dështuar te Genoa, ai këmbëngul se koha e tij në futboll nuk ka përfunduar.

“Kam një ëndërr, të luaj për Real Madridin,” tha ai me një buzëqeshje.

Po realiteti?

“Thjesht po kërkoj një klub që do të ketë besim tek unë. Dua të luaj edhe dy ose tre vite të tjera. Pastaj, pas kësaj, do të shkoj të luaj me vëllain tim Enock, i cili aktualisht është te skuadra amatore Vado. Do të shohim. Në çdo rast, kam premtuar që do ta mbyll karrierën duke luajtur përkrah tij.”

Balotelli po stërvitet me stafin e tij personal të fitnesit dhe siguron se ndihet “gati” për të luajtur, megjithëse nuk i kushton shumë vëmendje botës përreth.

“Nuk shikoj futboll në TV, nuk mbaj ritmin e ngjarjeve. Jam i dashuruar me lojën e futbollit, por shumë gjëra po ndryshojnë. Shoh këta lojtarë të mëdhenj e të gjatë, por askush nuk kalon më kundërshtarët me driblim. Sot, nëse një fëmijë provon një ‘nutmeg’, qortohet.”

Balotelli ka pengje në karrierë

Duke parë pas në karrierën e tij, e cila në të vërtetë nisi me Interin, ai ka disa pendime.

“Kam kaluar një periudhë te Barcelona, që mbeti një ëndërr, por pastaj Massimo Moratti ofroi më shumë për Lumezzane, kështu që shkova te Interi. Ishte e mrekullueshme në Barcelonë, isha me vëllezërit Dos Santos, Thiago Alcantara, Bojan Krkic. Kishim liri për të luajtur. Na mësonin vetëm teknikën, si të ndalonim topin, pasimet e para, pa taktikë. Ishte një kënaqësi të shkelje në fushë.”

Balotelli nuk e përmbushi plotësisht potencialin e tij të hershëm dhe ai pranon se pjesë e fajit ishte qëndrimi i tij.

“Në përgjithësi, mund të kisha dhënë më shumë nëse do të përpiqesha. Pengu i madh është Kombëtarja, mund të kisha luajtur më shumë për Italinë. Nëse do të kisha më shumë mundësi, ndoshta do t’i isha afruar numrit të golave të Gigi Riva-s. Disa njerëz nuk donin që unë të vishja fanellën e Azzurrëve. Gjithsesi, ajo është ujë i kaluar tani.”

Edhe pse nuk është shumë i përditësuar me futbollin, Balotelli ka vënë re polemikën e Ademola Lookman, me lojtarin e Atalantës që po përpiqet të detyrojë një transferim te Interi.

“Dua të sqaroj se e kam shumë peng atë gjest në ‘San Siro’ kur hoqa fanellën e Interit. Kjo është arsyeja pse them që, me mentalitetin që kam tani, nuk do të kisha bërë atë që bëri Lookman, duke e fshirë plotësisht Atalantën nga rrjetet e tij sociale. Është e vërtetë që sot nuk ka më lojtarë ‘një-klub’, por tifozët nuk kanë faj. Ata meritojnë mirënjohje dhe respekt. Të gjithë.”

Lexuar: 211

Lajme te ngjashme

Të rinjtë nga Shkupi krah Ajredin Qailit nga fshati Hotël në N9NE MMA Fight Night në Bülach të Zvicrrës

Iu duk poshtërim- S’do ta besoni se çfarë veprimi ka bërë Mbappe pasi humbi nga Barcelona

Lamine Yamal: Xhamia i jep njeriut paqe, pavarësisht fesë

Dy vëllezërit, që po shkëlqejnë në sportin e notit dhe në aktivitete të ndryshme

Taulant Seferi: Trashëgimia e familjes Seferi është amanet për identitetin dhe dinjitetin kombëtar

Anisa Ajvazi nga Sllupçani ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës në hendboll

Lajmet e fundit

VLEN: Pas ndarjes rezident–jorezident, BDI dhe Taravari duan ta zhdukin diasporën edhe nga votimi

17 Janar, 2026

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

17 Janar, 2026

Iseni: SMS-të për gjobat edhe në gjuhën shqipe, për një vit e gjysmë janë avancuar 300 shqiptarë në polici

17 Janar, 2026

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

17 Janar, 2026

Policia gjen armë zjarri dhe elektroshok në një bastisje në rajonin e Kumanovës, një i arrestuar

17 Janar, 2026

Arrestohet 57-vjeçari nga Tetova, ka incizuar 18 vjeçaren

17 Janar, 2026

58-vjeçari që jeton i vetëm apelon për ndihmë

17 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.