Lirim Kastrati është futbollist i ri i skuadrës së Vllaznisë.
Sulmuesi 26 vjeçar do ta vazhdojë karrierën tek skuadra shqiptare nga Shkodra, shkruan GazetaBlic Sport.
Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër.

