Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

26 Qershor, 2026

Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”

26 Qershor, 2026

U realizua Duaja e Hatmes për 7 nxënëse në Koliçan të Shkupit

26 Qershor, 2026

Rexhepi: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme, por dëgjohet me respekt

26 Qershor, 2026

Digjen dy automjete në Çair, zjarri përfshin edhe një automjet të tretë

26 Qershor, 2026

Shkolla në Kosternik rrezikon mbylljen, MASH-i përgjegjësinë ia hedh Komunës së Kumanovës

26 Qershor, 2026

Adnan Azizi: Qytetarët nuk harrojnë 22 vitet e qeverisjes së BDI-së

26 Qershor, 2026

Në tri pika në Çair do të ofrohet ujë dhe ndihmë shëndetësore për qytetarët në këto temperatura të larta

26 Qershor, 2026

Aleanca për Shqiptarët fuqizon bastionin e saj në Gostivar

26 Qershor, 2026

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 27 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trump i bën presion Kinës dhe Indisë që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia

TV NewsBy TV News5 Gusht, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërkuar që Kina dhe India të ndalojnë blerjet e naftës nga Rusia, duke i bërë presion indirekt presidentit rus Vladimir Putin që të pranojë një armëpushim në luftën kundër Ukrainës.

Trump e ka ngritur këtë çështje në kuadër të përpjekjeve të tij për të ndikuar në një marrëveshje paqeje, por vendet si Kina dhe India duket se nuk janë të gatshme të heqin dorë nga nafta e lirë ruse, e cila u sjell përfitime të mëdha rafinerive të tyre dhe u mbulon nevojat energjetike.

Kina, India dhe Turqia – blerësit kryesorë të naftës ruse
Që prej se Bashkimi Evropian vendosi të bojkotojë shumicën e importeve të naftës ruse në fillim të vitit 2023, Kina, India dhe Turqia janë shndërruar në klientët më të mëdhenj të Moskës për naftën që më parë shkonte në tregun evropian.

Që nga ajo kohë, Kina është bërë blerësi më i madh i energjisë ruse, me importe që kanë kapur vlerën e rreth 219.5 miliardë dollarëve, e ndjekur nga India me 133.4 miliardë dollarë dhe Turqia me 90.3 miliardë dollarë. Para nisjes së luftës në Ukrainë, India importonte shumë pak naftë nga Rusia.

Pse vazhdojnë blerjet? Nafta ruse është më e lirë
Arsyeja kryesore është çmimi. Nafta ruse tregtohet me një çmim më të ulët se nafta Brent, standardi ndërkombëtar, çka i lejon rafinerive në vendet aziatike të rrisin ndjeshëm fitimet nga përpunimi i naftës në produkte të përdorshme si nafta për automjete apo për industri.

Të ardhurat e Rusisë mbeten të larta, pavarësisht sanksioneve
Sipas Institutit të Ekonomisë në Kiev, vetëm në muajin qershor, Rusia ka fituar 12.6 miliardë dollarë nga shitjet e naftës. Edhe pse vendet e Grupit të Shtatëshes (G7) kanë vendosur një kufi të çmimit për naftën ruse, përpjekjet për ta zbatuar këtë masë kanë hasur vështirësi.

Rusia ka arritur të anashkalojë këto kufizime duke përdorur një “flotë hije” – anije të vjetra të cilat operojnë përmes siguruesve dhe tregtarëve në vende që nuk zbatojnë sanksione.

Parashikimet tregojnë se eksportuesit rusë të naftës do të fitojnë rreth 153 miliardë dollarë gjatë këtij viti. Këto të ardhura janë burimi kryesor i të ardhurave për buxhetin rus dhe ndihmojnë në stabilizimin e rublës si dhe në blerjen e mallrave dhe teknologjisë nga jashtë, përfshirë edhe pajisje ushtarake.

/vizionplus.tv

Lexuar: 177

Lajme te ngjashme

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lajmet e fundit

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

26 Qershor, 2026

Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”

26 Qershor, 2026

U realizua Duaja e Hatmes për 7 nxënëse në Koliçan të Shkupit

26 Qershor, 2026

Rexhepi: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme, por dëgjohet me respekt

26 Qershor, 2026

Digjen dy automjete në Çair, zjarri përfshin edhe një automjet të tretë

26 Qershor, 2026

Shkolla në Kosternik rrezikon mbylljen, MASH-i përgjegjësinë ia hedh Komunës së Kumanovës

26 Qershor, 2026

Adnan Azizi: Qytetarët nuk harrojnë 22 vitet e qeverisjes së BDI-së

26 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.