LAJMËRIM PËR HOMAZHE
Në nderim të dëshmorit të kombit – Abaz Beqiri
Ftojmë të gjithë qytetarët, bashkëluftëtarët, që t’i bashkohen këtij nderimi dhe të përkujtomë me respekt emrin dhe veprën e tij të pavdekshme.
Me nderim dhe mirënjohje të thellë për sakrificën sublime për lirinë e atdheut, ju njoftoj se më datë 07.08.2025 do të mbahen homazhe për nder të babit tim dëshmorit Abaz Beqiri, i cili ra për idealin më të lartë – lirinë e popullit dhe tokës shqiptare.
“Dëshmori Abaz Beqiri nuk ra – ai u ngrit në përjetësi. Vepra e tij është flamuri që duhet ta mbajmë lart, ndërsa gjaku i tij na obligon të jetojmë me dinjitet, të qëndrojmë të bashkuar dhe të mos e harrojmë kurrë çmimin e lirisë.
Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tij!”
Homazhet do te bëhen me datë 07.08.2025 ditën e Enjte në ora 11:00 tek varrezat e Dëshmorëve në Haraçinë !
Lavdi jetës dhe sakrificës së dëshmorit Abaz Beqiri!l

