Na keni fyer nënat, familjet dhe kombin. Keni tentuar të na zhdukni, madje edhe në dhoma gazi. Për fat të keq, kjo nuk është e re për ne e kemi parë dhe përjetuar më parë. Ajo që dhemb më shumë, është që edhe sot e kësaj dite, padrejtësitë vazhdojnë. Atyre që na ndryshuan emrat, sot u japim përfitime përmes turizmit me qindra mijëra pushues. Atëherë kur Bullgaria mohon identitetin tonë, në vend të reagimit, disa kërkojnë nënshtetësinë e saj. E pyesim me të drejtë: çfarë ju kemi bërë që na trajtoni kështu? Mos harroni: mund të dukeni të fortë nga larg, por në çdo përballje historike keni ikur me kokën ulur. Ne nuk jemi për nxitje urrejtjeje, por mos na prekni aty ku nuk falim. Këtë e dinë mirë Micko, Maksi e Pance sepse e dinë kush jemi ne. Ne jemi ata të rrethit të Ismet Kumanovës e Idriz Seferit .Akoma e kemi të njom gjakun dhe idealin e Beqir Sadikut dhe gjith dëshmorëve të tjer dhe këtë nuk e themi për lavdi, por për kujtesë.

