Me shkas: Reagim Grupi joformal i intelektualëve të lirë, Këshilli i Intelegjencës Shqiptare në Kumanovë reagon ndaj brohoritjeve gjenocidale albanofobe nga ana e grupeve huligane johumane nga mbetjet jocivilizuese pansllave ndaj shqiptarëve autoktonë të Kumanovës në një ndeshje sportive, andej ne si intelektual thirrim për qetësi dhe maturi dhe jo destabilizim në kohë paqe të paqëndrueshme dhe të brishtë globale prandaj urgjentisht organet kompetente si ato komunale po ashtu edhe ato shtetërore të marrin masat për ndëshkimin e kryerësve të këtyre veprave që mund të kenë pasoja ndëretnike dhe ndërkulturore.

